Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,374 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Roma eshte gati te rrembeje objektivin qe ndiqet prej kohesh ne merkato? “Marotta ka kerkuar kohe sepse…”

Inter, Roma eshte gati te rrembeje objektivin qe ndiqet prej kohesh ne merkato? “Marotta ka kerkuar kohe sepse…”
Inter Club Staff

Inter dhe Torino jane ne pune prej kohesh per te vene ne jete shkembimin e shumeperfolur Matias Vecino – Armando Izzo.

Nderkohe qe kjo eshte nje tratative qe do te bente shume te luumtur lojtaret, mund te perforconte edhe klubet ne dy reparte qe kane pasur probleme.

Por jo vetem kaq: nje shkembim i tille mund te ndihmonte edhe bilancet e klubeve duke pare plusvalencat respektive.

Por sipas asaj qe tregon Tuttosport diten e sotme, ky operacion per momentin eshte ndalur dhe Interi po rrezikon shume me kete levizje.

“Interi de Torino po diskutonin per nje shkembim te barabarte ndermjet Vecinos dhe Izzo ne baze ne 25 milione eurove.”

“Kjo edhe per te realizuar nje plusvalence te rendesishme per bilancin. Granata mezi po pret qe nje operacion i tille te behet, ndersa Vecino eshte i ndalur per shkak te nje demtimi.”

“Por ky i fundit ka disa pasiguri ne lidhje me kete operacion: ai mendon se meriton nje skuader me te mire se Torino, dhe per kete arsye Marotta e ka vene ne stand-by kete operacion, deri sa Vecino te vendose perfundimisht per te ardhmen e tij.”

“Ai duhet te bindet ne fillim, por koha nuk te jep shume mundesi. Ne kete moment, Roma ka filluar te kerkoje informacione per Izzo dhe shume shpejt pritet te beje nje oferte per lojtarin.”

“Me pak fjale, Interi rrezikon te perseritet perseri situata si per Sandro Tonali, ku hoqi dore nga lojtari dhe ai perfundoi tek Milani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.