Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,831 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Roma, notat e lojtareve: Cancelo dhe Skriniar super, Santon katastrofal!

Inter-Roma, notat e lojtareve: Cancelo dhe Skriniar super, Santon katastrofal!
Inter Club Staff

Interi e mbylli ne barazim ndeshjen e djeshme ne shtepo ndaj Romes. Zikalterit kaluan ne disavantazh pas nje gafe nga ana e Davide Santon, por pas shume tentativash dhe mrekullive te portierit Alisson, arriten te shenonin me ane te Vecinos.

Keto jane notat e lojtareve sipas La Gazzetta dello Sport:

Handanovic 6 – Eshte ne limitin e marrjes se nje vote. Gjate lojes beri vetem nje dalje me koke qe edhe nuk bente pune. Asnje faj tek goli. Asnje gjuajtje tjeter te pesuar, asnje pritje. Asnje. Gabon ndonjehere pasat me kembe.

Cancelo 6,5 – Permiresime: Tre muaj me pare kalonte pas ndeshjes me xhupin e lojtarit zevendesues. Tashme eshte kthyer ne nje titullar i padiskutushem. Menyra si kroson eshte super. Dy here gjeti ne zone ne kushte perfekte Perisic dhe Eder, por keta te fundit deshtuan ta fusin topin ne rrjete.

Skriniar 6,5 – Medalje ne gjoks: fiton nje kunder nje prej tanku ndaj Nainggolan. Jo dominues, por ben shume mire edhe ne mbylljen e Dzekos dhe Kolarov.

Miranda 6,5 – E fillon me nje top te humbur teper te rrezikshem por pastaj rritet. Gjeja me e mire qe beri ishte nje mbyllje ndaj Florenzit pas nje kundersulmi pas nje gjuajtje te Eder. Shume mire dje.

Santon 4,5 – Gabimi i tij tek goli i 0-1 eshte prej filmi horror. Shpesh here i pasigurt ndaj El Shaarawy. Nje here nderhyn edhe ndaj italio-egjiptianit, por per arbitrin e ndeshjes ishte gjithcka e regullt.

Vecino 6,5 – Ka nje kualitet, zgjedhjen e kohes. Gjen hapsiren e nevojshme dhe gjen nje gol qe gezon zikalterit qe po e kerkonin me ngulm rrjeten. Si gjithmone e nis ngadale per ta perfunduar ndeshjen mbi mesataren.

Borja Valero 5,5 – E reja e kesaj ndeshje eshte se ai luajti si mesfushor qendror ne te majte. Ritimi ishte i ulet nga ana e tij. Pati nje rast per gol por ju mohua nga nderhyrja e Pellegrinit.

Candreva 6 – Eshte fin: beri nje prekje per te liruar Borja Valeron por ai gaboi. Gjate ndeshjes dha edhe nje kros te bukur per Perisic, por qe nuk u finalizua sic duhej nga kroati. Nderkohe Alisson edhe atij i mohoi golin.

Icardi 6,5 – Atij ju mohuan dy gola nga Alisson: me nje portier tjeter sot do te kishte nje dopiete me shume. Pervec gjuajtjeve, pati prezence. Fazio vuajti shume si rralle here.

Perisic 6 – Pati dy raste per gol, por me koke gjuan jashte dhe me te djathten keq. Shume jashte lojes: vetem 23 pasime nder to 10 te gabuara.

Eder 6,5 – Aktivizmi ne fushe nuk diskutohet, por gaboi shume ne fushe. Ajo goditje me koke duhet te ishte ne porte.

Dalbert 6 – Goli i barazimit vjen pikerisht nga nje nisje e tij e gjate. Zevendeson Santon dhe merr pjese ne revanshin e fundit te ndeshjes se Interit.

ME I MIRI – Brozovic 6-5 – Nuk eshte problem per ato dy gabime ne fundin e ndeshjes. Nuk ka problem edhe per disa zgjedhje ne fushe. Por duhet theksuar qe pas hyrjes se tij ishte nje tjeter Inter dhe skuadra zikalter rritet shume. Tre krosime, plus assist per golin me koke te Vecinos. Kunder nje mbrojtje me pese lojtar, nuk ishte e thjeshte, por ishte ai qe dje mori Interin per dore.

ME I DOBTI – Gagliardini 4,5 – Presingu i Romes ja merr shpirtin: praktikisht luan si playmaker, por deshton. Shpesh here jashte pozicioni dhe gabon pothuajse gjithcka. Gjeja me e keqe: San Siro e shpeton nga nje rast, kur kishte topin ne zoterim dhe nje lojtar i Romes ju afrua nga pas, por vetem ulerimat e San Siros e bene te kuptonte qe duhet te nxitonte. Spalletti mendoj ta zevendesonte qe ne minuten e 43, por me pas nderroi mendje dhe e nderroi ne interval.

Tranjeri, Spalletti 6,5 – Ai e parashikoi, Roma do ta niste agresive ndeshjen. Interi u duk se e nisi mire, por mesfusha pati veshtiresi te medha ne fillim. Goli erdhi nga nje episod. Reaksioni ne pjesen e dyte erdhi si pasoje e zgjedhjeve te tij, por edhe pak prej frikes se Di Francescos. Por nuk duhet mohuar se ai nderyshoi fytyren e Interit me zevendesimin e Brozovic dhe Eder, te cilet i dhane frymemarrje Interit perpara.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.