Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

880 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Romano zbulon gjithcka: “Bremer, Dybala dhe Perisic: a e dini cfare po ndodh? Ne kete moment Interi po…”

Inter, Romano zbulon gjithcka: “Bremer, Dybala dhe Perisic: a e dini cfare po ndodh? Ne kete moment Interi po…”
Inter Club Staff

E gjithe merkato e Interit por jo vetem: per kete ka folur gazetari dhe eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano diten e djeshme.

Ai e ka bere kete gje ne The Here We Go Podcast (ITA), podkasti i tij personal qe eshte shume i famshem per merkaton.

“Bremer? Me Milan, me Inter, me Juventusin, ai ka luajtur ne menyre te shkelqyer. Prandaj te gjithe jane cmendur pas tij.”

“Eshte e kuptueshme te kete kaq zhurme. Ka skuadra jashte Italise qe e kane shume seriozisht gjithashtu per te.”

“Eshte e rendesishme ama per tu thene se Inter mbetet perpara cdo skuadre ne Itali dhe Europe ne kete moment per te.”

“Ka levizur prej kohesh edhe me Torinon por edhe me vete lojtarin. Gjithesesi me Torinon duhet vendosur ende cfare lloji operacioni do te behet.”

“Nuk eshte e mbyllur akoma, por Inter mbetet shume perpara per Bremer dhe eshte objektivi numer nje per mbrojtjen.”

“Dybala? Ai nuk do te vendose tani, nuk do te vendose keto dite por nuk do te vendose as ne keto jave qe do te vine.”

“Ai deshiron te eksploroje kete mundesi dhe do te marre kohen e tij per te vendosur se cfare do te beje.”

“Inter eshte e sigurt qe po e ndjek me shume kujdes situaten e tij. Jashte, ne Angli dhe ne Spanje ka shume skuadra te interesuara.”

“Gjithesesi, Dybala do edhe pak kohe qe te vendose. Mbase deshiron qe te mos hape asnje polemike ne kete moment sepse eshte fund sezoni.”

“Perisic? Ai po luan ne nivele te pabesueshme, vertte. Ne nivel teknik dhe karakterial po e tregon veten shume lart.”

“Gjithesesi nga ai dhe Inter del ne pah shume optimizem dhe nje takim eshte percaktuar per te ardhmen.”

“Perisic deshiron te qendroje tek Interi dhe prioriteti i tij eshte ky. Edhe pse po flitet shume per te ne Bundeslige.”

“E kuptueshme qe ai deshiron nje kontrate ne lartesine e duhur por Perisic dhe Inter duan te vazhdojne para bashke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.