764 views

Inter-Rondon, vetem kontakte informale. Konkurrenca…
Portali La Verdad flet per situaten e Salomon Rondon, qe do te rihyje sonte ne fushe me Rubin Kazan-in ne Europa League mbas demtimit ne kembe. Lojtari nga Venezuela pelqehet shume nga disa ekipe europiane dhe eshte kontaktuar nga Interi, Borussia Dortmund dhe Liverpool. Agjenti i sulmuesit e ka mohuar vazhdimisht ardhjen e ofertave zyrtare, maksimumi thjesht nje telefonate per te pare situaten. Pablo Martinez, qe mbulon interesat e lojtarit te tij, ka thene qe lojtari ka nje rroge te larte qe shume pak ekipe mund ta perballojne. Rubin kazan ka paguar 10 milione € per lojatrin dhe veshtire se do e lere te lire.