Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Rossi zbulon: “Do ju jap nje lajm rreth nje largimi. Nderkohe gati nje super goditje tjeter nga Marotta: do vije…”

Inter, Rossi zbulon: “Do ju jap nje lajm rreth nje largimi. Nderkohe gati nje super goditje tjeter nga Marotta: do vije…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, gazetari shume i njohur italian qe eshte edhe tifoz i Interit, Gianluca Rossi ka folur per TMW Radio.

Ai eshte ndalur natyrisht te merkato e Interit dhe ka tentuar te zbuloje disa pista per te gjithe tifozet e Interit.

Gjithcka normalisht ka filluar nga emri me i perfolur i ketij momenti nga media: Paulo Dybala dhe kalimi i tij i mundshem tek Inter.

“Marotta per Dybala? Ne fakt, eshte nje genjeshter e bardhe ajo qe ka thene diten e djeshme Beppe Marotta”.

“Kete gje ka bere edhe me Eriksen, e mbani mend? Eshte nje mesazh per Antun me shume se sa nje mbyllje dere per Dybala.”

“Marotta deshiron qe Antun te mos pretendoje komisione te larta. Eshte momenti qe ai te heqe dore per super bonusin qe kerkon ne firme”.

“Une po te isha ne vendin e Dybala do te beja disa pyetje ne kete moment sepse eshte agjenti ai qe po pengon lojtarin”.

“Nje largim? Per mua do te largohet Skriniar. Ky eshte lajmi qe kam, e qe nuk eshte i ri. Por eshte gati menjehere nje super goditje nga Marotta. Do te vije Bremer. Nje mrekulli lojtar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.