Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 26, 2021

Scroll to top

Top

342 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Rummenigge zbulon arsyen e vertete pse Bayern nuk bleu Perisic: “Ja pse nuk e bleme Ivan ne vere.”

Inter, Rummenigge zbulon arsyen e vertete pse Bayern nuk bleu Perisic: “Ja pse nuk e bleme Ivan ne vere.”
Inter Club Staff

Me sa duket, presidenti i adminitrimit te Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge diten e sotme ka folur gjate per Bild.

Ai eshte ndalur edhe te arsyet se pse Bayern Munich nuk bleu nga Interi lojtarin Ivan Perisic dhe nga Barcelona brazilianin Coutinho.

Sipas tij, per brazilianin, gjithcka ka qene e pamundur duke pare investimin financiar dhe rolin e tij ne skuader.

“Cmimi qe Barcelona kishte per te dhe rroga qe ai merte, ishte totalisht e pamundur te behej si operacion per ne.”

“Per me shume ne kohera te pandemise, ku investime te tilla as nuk duhet te mendohen e jo me te realizohen.”

“Nderkohe, per sa i perket Ivan Perisic, ka pasur nje dinamike komplet tjeter ne krahasim me ate te brazilianit te Barcelones.”

“Ai do te qendronte ne Munich nese nuk do te kishte ardhur aty Leroy Sane, i cili u transferua nga Manchester City ne Bavari.”

“Por me pas per te zevendesuar edhe Perisic, ne morem Douglas Costa”, e mbyll fjalen e tij Rummenigge, i cili ka marre disa kritika per operacionin Costa me disa zera qe pretendojne se do te kishte qene me mire te ishte mbajtur Ivan Perisic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.