Inter, sa e frikshme: Gazzetta zbulon tre rreziqet kryesore per Lautaron!
Ky Lautaro Martine nuk i sherben aspak Interit dhe aspak interesave te klubit zikalter qe shikon nga e ardhmja me shume besim.
Lojtari argjentinas ka muaj te tere tashme qe degjon cdo dite lajme dhe thashetheme per te ardhmen e tij ne Katalunje.
Nga Spanja ne Itali dhe e anasjellta e shohin ate si nje lojtar te sigurt te Barcelones, por deri me tani faktet flasin ndryshe.
Mbase lojtari do te transferohet vertete tek Barcelona, por ne kete moment, keto zera i bejne me shume keq Interit se sa vete lojtarit.
Per kete ka folur La Gazzetta dello Sport, e cila tregon se ka tre rreziqe kryesore per Interin per sa i perket ceshtjes Lautaro Martinez.
“Ky Lautaro Interit nuk i duhet. Nuk i ben aspak pune. Interi duhet te gjeje ate Lautaro Martinez te fillim sezonit qe shenoi 16 gola, perpara se te dilnin lajmet se e kerkon klubi i Messit.”
“Por ne kete mes rreziku i Interit eshte i trefishte dhe tre rreziqet do i rreshtojme:
E para, ka te beje me kapitalin: zhvleresim shume i madh i kartonit te lojtarit ne merkato.
E dyta ka te beje me faktin se Conte do te kishte keshtu nje sulmues me pak se ku do te besonte sezonin e tij ne nje sezon tashme shume te ngjeshur qe sapo ka rifilluar.
Dhe e treta ka te beje me kompromentimin e Europa League, nje objektv real i Interit dhe ku do te duhet ndihma e te gjitheve.”
“Gjithcka ne kete moment mund ta shpetoje vetem Conte me argjentinasin qe eshte ende nje lojtar i Interit por duket sikur ka dale nga binaret.