Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 22, 2019

Scroll to top

Top

2,279 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sa shume largime! Branca dhe Ausilio po punojne per daljet: ja situata…

Inter, sa shume largime! Branca dhe Ausilio po punojne per daljet: ja situata…
Andi Prifti

Mungojne dhe pak dite nga mbyllja e merkatos. Dhe dirigjenca e Interit ka akoma shume per te punuar. Jo vetem ne blerje por dhe ne shitje. Mazzarri do nje formacion ne ngushtuar dhe per ta kenaqur Branca dhe Ausilio duhet te bejne disa shitje. Longo dhe Duncan kane nevoje qe te luajne ne vazhdimesi qe te kene mundesi te rriten. Te dy i kane gjetur destinacionet e tyre dhe do largohen me formulen e huazimit. I pari do te shkoje tek Hellas Verona, i dyti tek Livorno. Ne Toskane mund te shkojne dhe Diego Laxalt dhe Ruben Botta: i pari nuk e bind plotesisht Mazzarrin ndersa i dyti do shkonte qe te zinte nje vend ekstrakomunitari. Mund te largohet dhe M’Baye qe nuk mund te gjeje me hapesira me ardhjen e Rolando. Nuk duhet harruar dhe Biraghi, qe eshte ne bashkepronesi mes Interit dhe Cittadella-s, por lojtari do qe te luaje ne Serie A me çdo kusht. Dhe kerkesat nuk mungojne. Duhen vleresuar, por koha eshte e ngutshme.

Nje tjeter qe nuk ben pjese ne planet e klubit eshte Zdravko Kuzmanovic, i cili erdhi ne Milano janarin e kaluar dhe ka zhgenjyer ne ato minuta qe ka luajtur. Per te ka pasur vetem sondazhe por jo oferta konkrete. Tani do t’i duhet Branca-s qe t’i gjeje nje skuader te re. Çmimi i tij eshte 4/5 milione euro por mund ta largojne dhe ne huazim.

Do te largohet edhe Ezequiel Schelotto qe po stervitet i vetem ne Pinetina. Edhe ai vjen nga nje vit shume zhgenjyes. Deri para pak javesh dukej ne nje pike te mire tratativa me Chievo Veronen, por pastaj ka deshtuar gjithcka. Ka patur disa kontakte me Levanten dhe Betis por qe nuk kane sjelle ndonje zhvillim te madh. E vetmja piste e ndjekshme duket Porto, destinacion per te cilin lojtari eshte gati te thote po. Tani pritet vetem nje oferte.

Ne listen e largimeve eshte edhe Jonathan. Ne fakt, pas Wallace, shoqeria zikalter deshiron te marre nje tjeter lojtar te krahut te djathte, prandaj rrjedhimisht braziliani duhet te largohet. Ne kete aspekt, eshte kthyer ne loje hipoteza e nje rikthimi tek Parma. Megjithate, per momentin ngelet vetem nje mundesi, nuk ka patur akoma kontakte. Por eshte shume e mundur qe ne ditet e fundit te merkatos, marreveshja te realizohet.

Ne te kundert me lojtaret qe u permenden me lart, duket se do te qendrojne tek Inter Alvaro Pereira dhe Ricky Alvarez. I pari nuk konsiderohet nje element i rendesishem nga Mazzarri por nuk ka merkato dhe sherben si alternative per Nagatomon. I dyti, ka qene surpriza e kenaqshme e kesaj faze pregatitore. Pas nje viti plot ulje dhe ngritje eshte kthyer perseri duke fituar pjeserisht besimin e popullit zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.