Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

515 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sa shume ndryshime ne formacion: “Ja kush do te luaje ndaj Sampdorias: nga minuta e pare edhe…”

Inter, sa shume ndryshime ne formacion: “Ja kush do te luaje ndaj Sampdorias: nga minuta e pare edhe…”
Inter Club Staff

Pas festimeve diten e djeshme ne shtepine Inter, sot ka pasur nje stervitje qe ne oret e para te mengjesit.

Tashme festa eshte lene prapa kraheve, edhe pse entuziazmi ne shtepine zikalter eshte ne maksimum qe prej te dieles se kaluar.

Por vemendja duhet te perqendrohet te Serie A, ku Interi i Contes do te luaje direkt ndaj Sampdorias qe te shtunen.

Conte duket se ka marre nje vendim se ne ndeshjen ndaj skuadres se Ranierit te luaje nje skuader qe ka luajtur shume pak kete sezon.

“Ne kete moment Antonio conte po mendon qe te perdore lojtare qe kane luajtur me pak, por nuk do qe ta snoboje kete ndeshje.”

“Ai nuk ka ndermend aspak te humbe perqendrimin, por thjesht do te beje nje rotacion qe mbase nuk do e bente nese do te ishte ende ne gare.”

“Keshtu, nuk do te jene Vidal dhe Kolarov, por nga minuta e pare mund te shohim njerez si Pinamonti, Sanchez, Vecino, Gagliardini, Sensi, Ranocchia apo pse jo, edhe Radu.”

“Nderkohe, nje formacion i mundshem mund te jete ky: Handanovic, Skriniar, Ranocchia, Bastoni, Hakimi, Brozovic, Sensi, Vecino, Young, Alexis dhe Lukaku.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.