Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Salernitana – Inzaghi vendos gjithcka, ja formacioni: “Plot kater ndryshime nga minuta e pare? Ulet ne stol edhe…”

INTER-Salernitana – Inzaghi vendos gjithcka, ja formacioni: “Plot kater ndryshime nga minuta e pare? Ulet ne stol edhe…”
Inter Club Staff

Inter nuk ka me asnje alibi dhe i ka mbaruar te gjithe bonuset: sot ndaj Salernitanes duhet te rikthehet te nje fitore qe mungon prej nje muaji.

E fundit fitore e zikalterve ka ndodhur ne 23 janarin e shkuar dhe ka qene ndaj Venezias po ne San Siro.

Qe prej atehere, dy barazime ndaj Napolit dhe Genoas dhe dy humbje ndaj Milanit dhe ndaj Sassuolos.

Por per shkak se edhe kundershtaret nuk eshte se kane bere me mire, Inter ndodhet ne pozita avantazhuese per te rimarre vendin e pare sepse ka nje ndeshje te prapambetur me Bolognen.

Nderkohe, diten e sotme eshte Salernitana, nje kundershtar serioz por normalisht me i dobet se Kampionet e Italise. Eshte nje ndeshje qe duhet fituar me patjeter.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi ka te gjithe skuadren ne dispozicion, por derbi qe eshte mbyllur prej pak oresh mund te kete ndikuar te lodhja e lojtareve.

Por nuk duhet harruar se te marten perballe do te jete ndeshja e Champions League qe do te luhet ne Anfield.

Prandaj, pertej surprizave te tjera, sot ne fushen e lojes pritet te ndodhin plot kater ndryshime ne formacionin e pare.

De Vrij, Calhanoglu, Perisic mund ta nisin nga pankina. Nderkohe, pikerisht ne mesfushe Gagliardini dhe Vecino po luftojne per nje fanelle titullari.

Ne te majte, e veshtire te shohim Gosens titullar: me e thjesht te shohim Darmian ne kete krah diten e sotme.

Dyshime edhe ne sulm: rikthimi i Correa dhe deshira e Sanchez mund ti japin Inzaghit disa mundesi te mira per te permbysur situata: dje ne Appiano ai ka provuar edhe zgjidhje te reja formacioni.

TE REJAT E FUNDIT NGA SALERNITANA – Lajmi i mire per Nicola eshte rikthimi i Bonazzolit, qe me shume mundesi nuk do e nise nga minuta e pare.

Nderkohe, nje rekuperim i rendesishem eshte edhe ai i Radovanovic, qe luan per nje fanelle titullari per Ederson.

Nderkohe, e mundur qe te konfirmohet 4-2-3-1. Jashte Ribery dhe brenda nje nga Zortea dhe Perotti. E veshtire qe te luhet me dy sulmues nderkohe.

Jashte kauze lojtaret Capezzi, Strandberg, Schiavone dhe Mamadou Coulibaly. Nderkohe nuk jane grumbulluar as Jaroszynski e Kechrida.

FORMACIONI I MUNDSHEM: 

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Gagliardini, Darmian; Dzeko, Sanchez.

Ne pankine: Radu, De Vrij, D’Ambrosio, Dimarco, Gosens, Vecino, Vidal, Calhanoglu, Perisic, Correa, Lautaro, Caicedo.

Preview Inter-Salernitana - Anche Perisic verso la panchina. Sanchez dal 1'?

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

I padisponueshem: asnje.

SALERNITANA (4-2-3-1): Sepe; Mazzocchi, Dragusin, Fazio, Ranieri; Ederson, L. Coulibaly; Verdi, Kastanos, Zortea; Djuric.

Ne pankine: Belec, Gyomber, Veseli, Gagliolo, Ruggeri, Radovanovic, Bohinen, Obi, Perotti, Mikael, Mousset, Bonazzoli.

Tranjer: Nicola.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Ribery, Strandberg, M. Coulibaly, Capezzi, Schiavone.

ARBITER: Marinelli.

Assistenti: Tolfo e Paganessi.

Arbiter i Katert: Marchetti.

VAR: Chiffi (Passeri).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.