
Inter, Sanchez dergon mesazh te forte per te gjithe? “Te gjithe flasin, askush nuk di asgje: postimi i fundit nuk…”
Me sa duket, pak minuta me pare, media e njohur kiliane, La Tercera, eshte ndalur te story e fundit e postuar nga Alexis Sanchez.
Ky i fundit, shihet nga te gjitha mediat si nje “i vecuar ne shtepi” sepse Inter deshiron ta largoje kete vere nga skuadra.
Arsyeja dihet tashme: ai nuk eshte ne planet e klubit dhe ka nje kontrate teper te shtrenjte per rolin ne skuader: plot 8 milione euro.
“Ish-lojtari i Arsenal dhe Barcelona nuk ka vendosur ende se cila do te jete e ardhmja e tij, por ai vazhdon te stervitet si nje profesionist”, shkruan media kiliane.
“Ai edhe njehere, ne rrjetet sociale ka publikuar nje mesazh, ku tregon se si punon ende duke djersitur shume”.
“Fjalet e tij, edhe pse te pa shkruara per te mos hapur probleme, jane si te kengetarit meksikan Christian Nodal.”
“Ai thote: te gjithe flasin, askush nuk di te verteten. Personat mendojne vetem per pozicionin e tyre. Nga jashte cdo gje eshte ndryshe, shiko sa shemtuar duket”.
“Keshtu ndihet edhe Alexis ne kete moment. E kete gje e ka treguar edhe duke postuar kete strofe si muzike shoqeruese ne foton e publikuar nga Appiano”.