Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

320 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Sanchez i ka idete e qarta dhe gjithcka zbulohet nga nje burim afer lojtarit: “Alexis deshiron qe United…”

Inter, Sanchez i ka idete e qarta dhe gjithcka zbulohet nga nje burim afer lojtarit: “Alexis deshiron qe United…”
Inter Club Staff

Eshte nje Alexis Sanchez qe ka gjetur me ne fund vetveten ai qe kemi pare ne javet e fundit tek Interi.

Kiliani duhet te bindte Interin pas nje fillim sezoni te veshtire per shkak te demtimit, por me sa duket, ja ka dale totalisht.

Ne javet e fundit kiliani ka treguar se e meriton totalisht qendrimin tek Interi. Aq shume, sa Marotta keto dite eshte ne pune me United per te mbajtur lojtarin.

Tratativa behet me dije se eshte e komplikuar, por ka disa faktore qe luajne ne favor te Interit. Ashtu eshte edhe… deshira e lojtarit.

Ne kete moment, eshte ne mes deshira e United per te larguar nje ore e me pare Sanchez qe merr 500 mije sterlina cdo jave.

Lojtari nuk ben pjese te planet e United, dhe mbi te gjitha, ai vete ka deshire te vazhdoje te veshe fanellen e Interit.

Por sipas asaj qe tregon Daily Star ne Angli, United i ka propozuar lojtarit nje transferim ne nje skuader tjeter, por Sanchez e ka refuzuar menjehere duke kercenuar se nese nuk transferohet tek Interi, do te qendroje ne Manchester dhe do te vazhdoje te marre super rrogen qe ka.

Nje burim nga shume afer lojtarit sipas Daily Star, ka thene: “Alexis nuk do tja dije as per tu rikthyer ne Manchester e as per te shkuar ne ndonje skuader tjeter. Eshte thjesht i lumtur te Interi. Ai po i kerkon atyre ta lene te lire te shkoje te Interi sepse eshte gati te ule edhe rrogen e tij per kete arsye.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.