Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,266 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT: Inter-Sanchez, zikalterit sapo kane lajmeruar stafin e sigurise ne aeroport: ja kur pritet te vije

E FUNDIT: Inter-Sanchez, zikalterit sapo kane lajmeruar stafin e sigurise ne aeroport: ja kur pritet te vije
Inter Club Staff

Alexis Sanchez eshte gjithmone e me shume afer Interit. Kete gje e tregon ne keto minuta Corriere dello Sport e cila tregon me detaje se cfare po ndodh ne keto momente.

“Security (stafi i sigurise) i aeroportit eshte vene ne dijeni nga Interi (ashtu si ndodhi kur erdhi Romelu Lukaku), por nuk eshte e thene qe Sanchez te zbarkoje sot ne Milano.”

“Eshte me e thjeshte qe dita e mberritjes se tij te jete dita e neserme. Dje, ne fakt, Manchester United dhe Felicevich, agjenti i kilienit i cili ka dhe mandatin e Interit per ta mbyllur operacionin, kane vazhduar te negociojne por transferta e Manchester United dje ne shtepine e Wolverhampton ka frenuar pak tratativen.”

“Behet fjale qe thjesht shifrat e rena dakort te shkruhen e zeza ne te bardhe. Sanchez ne dakt, kete sezon do te perfitonte 15 milione euro rroge sepse rroga e tij eshte ulur me 25% duke qene se United nuk do te luaje ne Champions League.”

“Dhe nga keto 15 milione euro, Interi do te paguaje vetem 3-4 milione euro rroge. Kjo sepse deri me tani ai ka marre 2,5 milione euro rroge dhe i ka mbetur edhe 12,5 milione. Nga keto, 3-4 jane te Interit.”

“Gjithesesi ne kete moment United po shpreson qe ta ule edhe pak shifren qe do i jape kete sezon Sanchez por edhe nese lojtari nuk pranon, nuk do te jete nje problem.”

Nderkohe, e njejta gje vlen edhe per koston e kartonit: “Ato qe kane mbetur pa u mbyllur ende ne kete tratative, ka te beje me koston e huazimit dhe shifren e blerjes finale.”

“Kartoni i Sanchez i peshon Manchester United ne kete moment 20 milione euro dhe United deshiron ta perfitoje ate shifer.”

“Keshtu, kerkesa e pare e tyre per lojtarin ka qene 5 milione euro huazim plus 15 te tjera e drejte blerje ne fund te huazimit.”

“Nderkohe Interi qe ne fillim i ka thene United se kushtet e tyre jane huazim gratis dhe 12 milione euro e drejte blerje. Por seshte problem qe kjo 12 te behet 15, por shifra e huazimit duhet te mbese gratis.”

“Nese Alexis Sanchez do te transferohet tek Interi, pe zikalterit do te thote se kane bere nje super operacion si nga niveli futbollistik por edhe nga ai ekonomik.”

“Pak a shume, Interi do e paguante rrogen e Sanchez vetem me parate e kursyera nga Ivan Perisic.”

Keshtu, tashme Alexis Sanchez tek Interi eshte me te vertete ceshtje oresh, edhe pse tashme u be me shume se dy dite qe thuhet kjo gje.

Mbase sot tifozet zikalter do te kalojne nje nate si ajo kur erdhi Lukaku ku te gjithe priten me padurim deri ne oret e para te mengjesit mberritjen e tij ne Milano.

Natyrisht qe entuziazmi per ardhjen e Alexis eshte shume i madh, pikerisht si ne rastin e Romelu. Ai ka qene nje deshire e vjeter e Interit kur ne 2011 Interi i Morattit ishte shume afer, por me pas ne mes u fut Barcelona.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.