Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

419 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Sassuolo, ja dy dyshimet e medha te Contes: “Te fuse nga minuta e pare apo jo…”

Inter-Sassuolo, ja dy dyshimet e medha te Contes: “Te fuse nga minuta e pare apo jo…”
Inter Club Staff

Jemi vetem nje dite larg ndeshjes se shumepritur ndaj Sassuolos qe do te luhet neser ne fushen e San Siros.

Kjo eshte nje ndeshje e prapambetur qe perpara grumbullimit te kombetareve, por qe do te tregoje shume per ecurine e Interit.

Zikalterit me nje fitore do te arrinin qe te zgjasnin akoma edhe me shume diferencen qe kane me kundershtaret me te afert ne Serie A.

Por per Interin do te peshoje shume gjithashtu edhe mungesa e Bastoni, Brozovic, Kolarov dhe e Perisic.

Dy te paret do te mungojne per shkak te kartonave te verdhe ndersa dy te fundit do te mungojne per shkak te problemeve fizike.

Gjithesesi, sipas asaj qe tregon Tuttosport sot, Conte ka dy dyshime te medha per kete ndeshje ndaj Sassuolos.

Me sa duket, njera ka te beje me mesfushen, ku Barella do te luaje playmaker me Eriksen mezzala, por ne dyshim eshte Gagliardini me Sensin qe po luftojne per nje fanelle titullari. Ky eshte dyshimi i pare dhe i madh i tranjerit: te fuse apo jo nga minuta e pare Sensin qe eshte pare ne forme me Italine.

Nderkohe, per sa i perket mbrojtjes, Skriniar pritet e luaje me De Vrij por ne krahun e majte ne qender do te jete Darmian. Nderkohe, Hakimi dhe Young priten ne krah,

Formacioni i mundshem do te jete ky: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Darmian, Hakimi, Barella, Eriksen, Sensi (Gagliardini), Young, Lukaku dhe Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.