Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

300 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Sassuolo, ja formacioni i mundshem: Conte ka tre dyshime kryesore?

Inter-Sassuolo, ja formacioni i mundshem: Conte ka tre dyshime kryesore?
Inter Club Staff

Pas 2-1 ne ndeshjen e rekuperuar ndaj Sampdorias, Interi rikthehet perseri ne fushe ne San Siro per tu perballur me Sassuolon.

Conte, ndermjet ndeshjes se kaluar dhe ndeshjes se sotme, ka qene shume i qarte: “Ne duam te besojme, duam qe ta provojme deri ne fund.”

Per ta bere, do duhet qe Interi te mos humbase pike dhe nderkohe, te shpresoje tek hapat fals te Juventusit dhe Lazios.

Keshtu, asnje marzh gabimi: kunder Sassuolos objektivi i vetem jane tre piket. Nderkohe, keto jane te rejat e fundit nga kampi Inter dhe Sampdoria.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Asnje rekuperim per Conten: edhe sot zikalterit do te luajne pa Brozovic, Vecino dhe Sensi.

Nderkohe, lajmi i mire eshte se kroati mund te rikthehet per ndeshjen ndaj Parmes. Por sa ndryshime do te kete ndaj Sampdorias sot?

Do te varet shume nga kushtet e individeve. Per tu monitoruar De Vrij (dyshimi i pare, mund te luaje Ranocchia nga minuta e pare).

Por jane rritur shume edhe shanset e Borja Valero qe pritet te marre pozicionin e Gagliardinit (dyshimi i dyte i Contes).

Nderkohe, ne te djathte mund te luaje Moses ne vend te Candreves me D’Ambrosion ne stol qe pret lajme (dyshimi i trete i Contes).

Per sa i perket krahut te majte, Biraghi i ka shpallur sfide Young por me te gjitha gjasat do te luaje anglezi.

Kurse ne sulm, e veshtire te nderrohet dicka dhe Conte pritet te konfirmoje njerezit e ndeshjes ndaj Sampdorias.

Eriksen pritet pas shpines se Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez ne 3-4-1-2 e Contes.

Sanchez eshte gati per nje shans te rendesishem nga ana tjeter, por nuk do te luaje nga fillimi. Ai do te futet gjate ndeshjes ne vazhdim.

TE REJAT E FUNDIT NGA SASSUOLO – E ndryshme situata tek Sassuolo. De Zerbi, pas humbjes 1-4 ndaj Atalantes ne Bergamo po mendon per nje ndryshim.

Jashte per skualifikim Marlon dhe per demtim Toljan, e ne mbrojtje do te kete hapsire per Müldür, Chiriches, Ferrari dhe Kyriakopoulos.

Dyshime nderkohe ne mesfushe, ku Obiang, Locatelli dhe Magnanelli luftojne per dy bluza titullari.

Balotazh edhe ne pozicionin e trekuartistit ndermjet Traore dhe Djuricic. Berardi dhe Boga do te jene perkrah Caputos.

FORMACION I MUNDSHEM:

INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Moses, Barella, Borja Valero, Young; Eriksen; Lukaku, Lautaro.

Preview Inter-Sassuolo - Conte riparte da Eriksen. Chance per Borja e Moses?

PANKINA: Padelli, Godin, Ranocchia, Pirola, D’Ambrosio, Asamoah, Biraghi, Candreva, Agoume, Gagliardini, Sanchez, Esposito.

TRANJER: Conte.

TE SKUALIFIKUAR: nessuno.

TE PADISPONUESHEM: Brozovic, Sensi, Vecino.

SASSUOLO (4-2-3-1): Consigli; Müldür, Chiriches, Ferrari, Kyriakopoulos; Obiang, Locatelli; Berardi, Djuricic, Boga; Caputo.

PANKINA: Pegolo, Russo, Magnani, Peluso, Rogerio, Piccinini, Magnanelli, Bourabia, Traoré, Haraslin, Defrel, Raspadori.

TRANJERI: De Zerbi.

TE SKUALIFIKUAR: Marlon (1).

TE PADISPONUESHEM: Romagna, Toljan, Turati.

ARBITER: Massa. ASISTENT: Schenone e Imperiale. ARBITER I KATERT: Minelli.  VAR: Nasca (Alassio).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.