
Inter-Sassuolo, ja lojtaret qe rrezikojne ndeshjen me Lazion ne rast kartoni te verdhe…
Inter-Sassuolo qe luhet sonte ne Meazza eshte nje prej ndeshjeve me te rendesishme te Interit ne vitet e fundit.
Kjo ndeshje, nje gjysme-finale sic e ka pershkruar Spalletti, eshte shume e vlefshme sepse ne rast fitoreje atehere cunat zikalterit do te luanin per kualifikimin ne Champions kunder Lazios ne xhiron e fundit.
Por, per disa lojtare mund te jete pak a shume edhe nje ‘fushe e minuar’. Kjo sepse disa prej lojtareve zikalter, ne rast kartoni te verdhe rrezikojne te mos luajne me Lazion.
Lojtaret qe rrezikojne kete skualifikim jane Cancelo, Candreva, Eder, Perisic dhe Ranocchia, me portugezin, kroatin dhe anesorin italian qe jane pjese e padiskutueshme e formacionit zikalter.
Mirepo, kjo nuk do te ve ne dyshim prezencen e tyre sot ne fushe edhe pse duhet te bejne kujdes. Sepse Spalletti dje e tha qe keto gjera nuk i interesojne, eshte nje ndeshje e rendesishme per t’u fituar, ne fushe do te jene me te miret dhe pike.