Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

572 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: “Po tentohet goditja e madhe te Bayern Munich? Marotta gati oferten per…”

Inter, cfare lajmi: “Po tentohet goditja e madhe te Bayern Munich? Marotta gati oferten per…”
Inter Club Staff

Interi me sa duket po punon ne menyre te rendesishme per sezonin e ri: drejtuesit zikalter po tentojne qe te bejne ate qe kane bere ne te kaluaren, duke u perforcuar me lojtare qe jane ne skadence kontrate.

E kaluara meson: Godin, De Vrij dhe Asamoah kane qene tre goditje te tilla ne prapavije.

Por me sa duket, ky repart mund te permiresohet akoma me shume dhe sipas Tuttosport, mund te kete nje goditje tjeter te madhe me parameter zero pikerisht ne mbrojtje.

“Marotta dhe Ausilio po monitorojne me shume kujdes situaten e disa lojtareve qe do te jene parametra zero ne fund te sezonit.”

“Po flasim per lojtare qe ne qershorin e 2021 do te jete te lire per te zgjedhur dhe qe Interi mund ti marre pa paguar asnje shifer per kartonin.”

CFARE DO TE NDODHE ME SKRINIAR? – Shume do te varet edhe nga Skriniar, qe sot eshte rikthyer te jete i padiskutueshem.

Ai ka qene nje nga lojtaret e sakrifikueshem tre muaj me pare (u kerkua per nje kohe te gjate edhe nga Mourinho te Tottenham).

Nese sllovaku do te qendroje, Interi do te kerkoje nje alternative solide per tre titullaret qe nuk do te luhen sezonin tjeter.

Por nese ai do te shitet (per te ndodhur kjo do te duhen te pakten 40 milione euro), atehere do te kerkohet nje mbrojtes qe godet me te djathten pikerisht per qendren e djathte duke qene se De Vrij dhe Bastoni jane dy elemente qe klubi nuk ka ndermend te sakrifikoje.”

EMRAT – Prej disa javesh, drejtuesit zikalter po ndjekin me kujdes situaten e Maksimovic tek skuadra e Napolit duke qene se ai eshte ne skadence.

29 vjecari me origjine serbe dhe qe menaxhohet nga agjenti Ramadani nuk do te rinovoje kontraten e tij dhe do te ishte nje goditje interesante si zevendes-Skriniar apo zevendes-De Vrij.

Nje profil tjeter i ndjekur eshte ai i Mustafi, qe sot eshte te Tottenham (Interi e ka kerkuar disa here edhe ne te kaluaren kur ai ka qene te Valencia), Fabian Schar (Newcastle, edhe ai i ndjekur ne te kaluaren nga Ausilio) dhe Mandi, franko-algjerianin e Betis.”

Maksimovic e Boateng

Por kujdes, Interi po tenton edhe goditjen e madhe tek Bayern Munich, skuader me te cilen ka nje mardhenie shume te mire.

Behet fjale per Jerome Boateng, lojtarin e Bayern, i lindur ne 1988 dhe qe kerkohet edhe nga top klube te tjera europiane.

Por Interi po e mendon me shume kujdes emrin e tij: ai shihet sikur ka eksperiencen e duhur dhe cilesite e duhura per Conten.

Marotta ka gati edhe oferten e pare per te, qe nuk dihet ende nese do te pranohet nga Bayern, por duke pare mardheniet ndermjet dy klubeve, mund te arrihet nje dakordesi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.