Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

324 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Shakhtar, flet Inzaghi ne konference per shtyp: “Kemi nje arsye madhore per te fituar. Sensi nuk po luan, por…”

Inter-Shakhtar, flet Inzaghi ne konference per shtyp: “Kemi nje arsye madhore per te fituar. Sensi nuk po luan, por…”
Inter Club Staff

Pas fitores se rendesishme kunder Napolit, vjen edhe ndeshja e rendesishme ndaj Sahkahtar Donetsk.

Nuk ka pasur kohe as per te festuar fitoren ndaj Napolit, por direkt Interi do duhet te luaje neser ne Meazza ne oren 18.45.

Nje sukses mund te sjelle kualifikimin per Interin, gjithmone nese Sheriff nuk do te fitoje ndaj Real Madrid.

Diten e sotme, Simone Inzaghi ka folur ne konferencen per shtyp perpara ndeshjes. Keto jane deklaratat e tij.

Eshte folur shume per nje ndeshje kthese ndaj Napolit. Cfare do te shtonte nje fitore ne Champions?

“Mendoj se te dielen kemi bere nje ndeshje te madhe, kemi mundur Napolin qe ka mbrojtjen me te mire ne Europe.”

“Djemte kane bere nje ndeshje te madhe maturie dhe karakteri. E dime shume mire qe neser eshte gjithcka ne duart tona.”

“Pas fitoreve ndaj Sheriff, jemi akoma aty. E dime shume mire se perballe kemi nje skuader te madhe dhe duhet te jemi te zotet.”

A mund te tregohet pak me shume per lojtaret me probleme demtimi?

“Duhet ti rekuperojme, te dielen kemi humbur shume energji. Ndaj Napolit ka kerkuar nderrim edhe Barella edhe Correa.”

“Calhanoglu ishte i vetmi me karton te verdhe ne fushe tek 3-1. Kur kishte nje karton kishte bere edhe nje faull tjeter hde vnedosa ta heq.”

“Duke e ditur se Dzeko nuk eshte ne formen e tij me te mire dhe Satriano nuk mund te grumbullohet, duhet te bej disa llogari.”

“Me siguri De Vrij dhe Sanchez nuk do te jene dhe shpresoj shume qe lojtaret me probeleme te jene te rekuperuar.”

A e ndjeni presionin duke qene se Interi mund te arrije te kualifikohet pas kaq shume kohesh ne turin tjeter?

“E dime qe neser eshte shume e rendesishme, eshte nje nga objektivat tane. E kam thene edhe gjate prezantimit tim qe pertej lojtareve, objektivi yne eshte ai qe rikthehemi ne turin e 1/8.”

“Jemi ne nje pike te mire por mungon shume. E dime qe neser do te jete nje ndeshje e rendesishme sepse me pas e fundit do te jete nje ndeshje jo shume e thjeshte ne Madrid.”

“Por mbi te gjitha kemi nje kundershtar perballe neser qe mund te na hape shume probleme. Prandaj duhet ta pergatisim ne menyren me te mire te mundshme.”

Interit tend mund ti hape me shume probleme nje skuader e hapur apo e mbyllur ne fushe?

“Une kam fatin te kem lojtare qe mund te bejne shume gjera. Lojtare qe luajne prej shume vitesh ne keto nivele.”

“Ne kemi gjetur skuadra qe kane ardhur ne cdo lloj menyre: edhe duke mbrojtur por edhe duke sulmuar. E njoh mire Shakhtar, kam luajtur shpesh kunder tyre. Kane individualitete te medha.”

A mund t’ju favorizoje fakti se Shakhtar ka vetem nje rezultat neser?

“Mendoj se nuk do e ndryshoje shume ndeshjen. Sipas meje do te kete nje ndeshje te bukur, me dy skuadra qe luajne nje futboll te bukur. Per ne eshte e rendesishme, mund te na jape shume.”

Te jep kenaqesi te lexosh se tashme eshte Interi i Inzaghit?

“Mendoj se eshte nje rrugetim qe kemi nisur dhe ku jemi ne te ne menyre te mbare. Por puna eshte ende shume e gjate.”

“Cdo tranjer ka idete e tij. Une kam pasur fatin te gjej nje ambient te madh qe me ka pritur mire qe prej dites se pare.”

“Po kerkoj te sjell ketu konceptet e mia te lojes. Ne kater muaj kemi bere shume mire. Ndeshja e se dieles mund te na jape shume besim ne forcat tona sepse ne e kishim pesuar ne ndeshjet e medha nga shume episode kunder.”

Cila skuader italiane i afrohet Shakhtar?

“Mendoj se Napoli ose pse jo, vete Sassuolo i De Zerbit. Jane skuadra te ngjashme si Shakhtar qe kerkojne te mbajne topin per tu gjetur ne situata ideale sa me shume.”

Cfare do te duhet me shume ne krahasim me ndeshjen e pare?

“Ne ndeshjen e pare kemi pasur shume raste. Duhet te ishim treguar me te vendosur. E kujtoj traversen e Barella, rastin e Dzeko dhe Lautaro… Mendoj se duhet te shqetesohesh kur nuk krijon, jo kur gabon para porte.”

“Shakhtar ka mbajtur me shume topin, por rastet i kemi pasur neve.”

Sensi mund te kete hapsire ne ndeshjet e ardhshme?

“Kam djem qe punojne shume mire. Me mungon De Vrij dhe Sanchez, qe jane lojtare te rendesishem dhe uroj te kthehen sa me shpejt.”

“Te tjeret po me japin sinjale te medha nderkohe. Pastaj eshte normale qe duhet te bej zgjedhje dhe ne kete moment mendoj se kane luajtur te gjithe. Sensi po punon shume mire si te gjithe dhe do te kete hapsire edhe ai.”

“Nga ketu deri per Krishtlindje do te kete shume ndeshje, ai dhe te tjeret do te kene mundsi per te dhene kontributin e tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.