Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shitja e Diego Godin tek Cagliari gezon… Hakimin: “Ai me ne fund e ka rrugen e lire tashme…”

Inter, shitja e Diego Godin tek Cagliari gezon… Hakimin: “Ai me ne fund e ka rrugen e lire tashme…”
Inter Club Staff

Aventura me bluzen e Interit ka zgjatur vetem nje sezon per Diego Godin: mbrojtesi uruguajan ka ardhur sezonin e shkuar me paramter zero nga Atletico Madrid.

Por ai tashme per ceshtje oresh ose ditesh do te kaloje zyrtarisht tek klubi i Cagliarit, ne Sardenje.

Ne vendin e tij ne Milano pritet te vije Matteo Darmian, me te cilin ka edhe nje marreveshje maksimale.

Por me sa duket, ikja e Godin ka gezuar edhe nje te trete: behet fjale per Hakimin, por ska lidhje me ndonje rivalitet.

Per kete shkruan Corriere dello Sport e cila zbulon: “Per disa dite, pertej Vidal, drejtuesit e Interit do te mbyllin edhe transferimin e Godin te Cagliari.”

“Marreveshja eshte harritur dhe eshte lumturuar edhe… Hakimi. Pse? E thjeshte, ai do te marre nje nga numrat e tij te preferuar, numrin 2.”

“Ne fillim u mendua se kishte zgjedhur numrin 55 sepse Interi beri nje postim per kete, por me pas ky postim u zhduk nga rrjetet sociale.”

“Ideja fillestare ishte se mos kishte gjetur nje menyre per te arritur tek 5 e Galgiardinit, por nuk ka qene keshtu.”

“Ai do te marre numrin 2, numrin e Godin, nje numer qe e ka edhe ne kombetaren e tij. Misteri u zgjidh. Godin nuk po ben te lumtur vetem kasat e Interit per rrogen e kursyer, por edhe Hakimin qe mund te zgjedhje nje nga numrat e tij te preferuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.