Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

998 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shitjet nuk kane perfunduar akoma: Ja lista e gjate e lojtareve qe Interi deshiron te largoje!

Inter, shitjet nuk kane perfunduar akoma: Ja lista e gjate e lojtareve qe Interi deshiron te largoje!
Inter Club Staff

Asgje nuk ka perfunduar per sa i perket shitjeve ne shtepine Inter. 

Pasi eshte permbushur kushti i UEFA-s per sa i perket Fair Play Financiar ne 30 qershor, Ausilio do te vazhdoje te punoje me shitjet e skuadres se pare.

Ja cfare shkruhet ne Itali gjate dites se sotme ne mediat e shkruara:

“I pari i listes se gjate te largimeve ende per tu mbyllur eshte italo-braziliani Eder. Per te jane hedhur ne sulm disa klube spanjolle por edhe Sampdoria qe ka dakordesine edhe te lojtarit per nje rikthim tek klubi ku zhvilloi sezonet me te mira ne Itali.”

“Per sa i perket Pinamontit, ai i intereson shume klubeve italiane dhe e fundit qe e ka kerkuar ka qene Empoli.”

“Nderkohe Candreva eshte i lidhur ngushte nje nje ardhje te mundshme te Malcom, por ne cdo rast, njeri prej tij ose Karamoh do te largohet nga Interi.”

“Ne kete liste nuk eshte ende Borja Valero, por edhe ai mund te largohet duke qene se minutat qe do te rezervohen ne sezonin e ardhshem per te do te jene shume te pakta.”

“Spanjolli ka kerkuar nga Interi qe te jete i lire nese vjen ndonje oferte interesante nga Spanja per te.”

“Nderkohe ne kete liste mund te futet shume shpejt edhe Matias Vecino qe i pelqen edhe Maurizio Sarrit qe me shume mundesi do te jete tekniku i Chelseas dhe qe Interi do e linte te largohej per nje oferte mbi 30 milione euro.”

Pra, zikalterit kane nje liste te gjate largimesh te perbere nga: Eder, Andrea Pinamonti, Antonio Candreva, Borja Valero dhe Vecino.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.