Inter, shperthen Barella pas ndeshjes: “Cfare grupi. Sot Milani e kuptoi se cila skuader eshte…”
Eshte pare nje Inter shume i mire ne fushen e lojes, qe ka dominuar totalisht ndeshjen me Milanin qe kishte vetem nje rast: ate te golit.
Milani kaloi e para ne avantazh, por Interi ktheu gjithcka ne pjesen e dyte: mbase sherbeu per ta kthyer ndeshjen edhe skena e Ibres qe motivoi jo pak grupin zikalter.
Nderkohe, menjehere pas ndeshjes perpara mikrofonave eshte pare nje Nicolo Barella shperthyer, i cili nuk i ka permbajtur dot emocionet.
Keto kane qene fjalet e tij: “Po, Milani eshte i forte, por ne sot i treguam atyre se jemi ne nivelin e tyre. Ose jo, me mire te shprehem keshtu: i kemi treguar se jemi edhe me mire se ata.”
“Uroj ta tregojme kete gje edhe gjate kohes ne vazhdim. Milani e pa se cfare Interi kishte perballe dhe kete gje e tregoi edhe fusha.”
“Nervozizem? Jane gjera fushe, e me pas kalon cdo gje ne dhomat e zhveshjes ku jemi vetem ne lojtaret.”
“Kampionati? Eshte nje kampionat i hapur, por e dime objektivin tone: ata po bejne shume mire, i respektojme por aq: ne duam ti mundim te gjithe.”
“Tani te mendojme menjehere per kampionatin edhe pse ky derbi i fituar keshtu te le nje shije qe nuk do te harrohet kurre.”