Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

520 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shperthen derbi i zjarrte i merkatos me Milanin? “Marotta dhe Maldini po bejne gjithcka per te arritur te…”

Inter, shperthen derbi i zjarrte i merkatos me Milanin? “Marotta dhe Maldini po bejne gjithcka per te arritur te…”
Inter Club Staff

Vetem nje vit me vone po del ne pah pak a shume i njejti skenar. Nikola Milenkovic, eshte ende ne qender te tratativave te Interit dhe Milanit.

Me sa duket do te jete ky derbi me i nxehte i merkatos se veres. Mbrojtesi serb nuk deshiron te nenshkruaje nje kontrate te re me Fiorentinen dhe ky eshte nje lajm i rendesishem.

Kontrata e tij skadon ne 30 qershor 2022 dhe kjo gje do te thote se tashme cmimi i tij do te jete me i ulet se sa sezoni i skuar.

“Nese vitin e kaluar Fiorentina ngriti nje mur prej 40 milione eurosh, kesaj radhe Fiorentina do te duhet te pranoje edhe me pak para.”

“Cmimi i Milenkovic ne kete moment vertitet tek 25 milione eurot dhe ne fund te sezonit mund te kape shifren e 20 milione eurove.”

“Fiorentina shpreson te mos ulet, por tregu nuk eshte me ai i njehere e nje kohe dhe mbi te gjitha lojtari eshte nje vit larg skadences.”

“Por do te jete nje lufte e mirefillte me Milanin: Pioli ka qene ai qe e ka hedhur ne fushe rregullisht te Fiorentina dhe e deshiron me cdo kusht te Milani. Per te Maldini ka filluar punen.”

“Por Marotta po punon per te qe prej sezoni te shkuar dhe deshiron te beje mbrojtjen me te hekurt ne Serie A duke afruar ate tek Interi.”

“Zikalterit do te largojne me te gjitha gjasat Kolarov dhe Ranocchia dhe te marresh nje si Milenkovic per ti zevendesuar me siguri qe eshte nje upgrade.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.