Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

487 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shperthen edhe gazetari i njohur: “A ka mundesi te dale dikush dhe te thote se arbitrat jane…”

Inter, shperthen edhe gazetari i njohur: “A ka mundesi te dale dikush dhe te thote se arbitrat jane…”
Inter Club Staff

“Penallti apo jo penallti? VAR apo jo VAR? Ky eshte problemi me i madh pas Inter-Juventus.

Pikerisht per kete gje ka folur Caressa, ne transmetimin e tij, ne Club per Sky Sport. Keto kane qene fjalet e tij te plota pas asaj qe ndodhi ne Meazza.

“Nuk kam imazhet keshtu qe nuk mund te bej moviolen per kete ndeshje. Por problemi eshte konceptual ne kete moment.”

“Kur duhet te nderhyje VAR? Dikush te dale dhe te thote se si qendron puna. Dikush te dale dhe te marre pergjegjesine ne ditet e ardhshme.”

“Te shkoje te DAZN, te shkoje te PRIME, ku te doje. Por te na thone se kur duhet nderhyre dhe kur nuk duan te nderhyjne.”

“Sepse nje fakt eshte se sot kontakti eshte dhe se kontakti nddohi brenda zones. Por nese eshte rregulli qe VAR nuk duhet te nderhyje nese arbitri eshte aq afer dhe ben me gjeste se e ka pare vete, perse nderhyri?”

“Ne Roma-Napoli, shikoni rastin e Anguissa. Mbase dinamika eshte e ndryshme, por te flasin, te na e thone.”

“Pse disa here nuk duan ta shohin fare ne VAR? Pse disa here duan ta shohin dhe disa here jo? Duam te kuptojme kur eshte penallti dhe kur jo. Duam te dime kush quhet kontakt i forte per tu futur VAR ne mes.”

“Por nese arbitri e pa se ishte afer dhe la vazhdimin e lojes, kush eshte diferenca? Nuk dua te marr nje pozicion. Dua te kuptoj. Nuk po marrim vesh asgje.”

“Episodi eshte i qarte, duket qe arbitri thote te vazhdohet loja dhe VAR nderhyn. Nese ne kete rast VAR nderhyri, pse ne raste te tjera kur ka qene e nevojshme nuk ka nderhyre?”

“Nuk po kuptojme me asgje. Duhet ndjekur nje linje e qarte dhe pike.”

“Ka pasur kater tranjere me karton te kuq sot. Duket se ka nje raport te veshtire besimi ndermjet tranjereve dhe arbitrave. Ka rene shume poshte. Pertej cdo episodi.”

“A ka mundesi te dale dikush dhe te thote se arbitrat jane keta, mund te shkojne deri ketu. Te thote se VAR eshte ky, mund te nderhy vetem ketu dhe ketu. Kaq duam: transparence.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.