Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

325 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shtyhet perseri blerja e Stefano Sensi: ja arsyeja! Beppe Marotta ka vendosur qe blerja e tij te behet ne fund te gushtit!

Inter, shtyhet perseri blerja e Stefano Sensi: ja arsyeja! Beppe Marotta ka vendosur qe blerja e tij te behet ne fund te gushtit!
Inter Club Staff

Me sa duket, ceshtja Stefano Sensi eshte shtyre per tu zgjidhur ne muajin gusht dhe jo me pare.

Kjo ceshtje duhet te zgjidhej qe ne maj, pa ardhur ende qershori, sipas asaj qe ka qene e shkruar ne kontrate, por pandemia ka shtyre gjithcka me sa duket.

Te gjithe po prisnin nese Interi do te bente nje levizje perpara dites se neserme, e cila eshte edhe dita e pare e rezervuar per te aktivizuar te drejtat e blerjeve ne huazimet e klubeve italiane, por Interi ka vendosur te mos beje gje ende.

Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kane marre vendim qe cdo hap ta ndermarrin me vone dhe jo ne kete moment. Por pse e gjithe kjo vonese per Sensin?

Sipas Corriere dello Sport, Interi eshte e bindur per blerjen e tij po gjithcka ka te beje me ceshtjen e bilancint ne kete moment.

Kjo sepse do te kete nje dritare tjeter per blerjet nga huazimet nga data 17 deri ne 19 gusht, dhe vendimi i klubit te Interit ne kete moment ka qene qe te mos shfrytezohet asnje e drejte ne kete dritare dhe per te pritur fundin e gushtit.

Por Sensi nuk ka qene i vetmi: edhe Biraghi nuk ka ende asnje lajm nese Interi do e bleje apo jo, sepse i njejti vendim vlen edhe per te.

Zikalterit keshtu duke aktivizuar te drejten e blerjes – per shembull ne rastin e Sensit qe e ka me te sigurt qendrimin – ne muajin gusht, mund ta fusin ate shpenzim ne bilancin e sezonit te ri, dhe jo te ky aktual.

Pra e gjitha kjo mund te kete karakter te thjeshte eknomik. “Ndermjet Interit dhe Sassuolos ka nje gentleman agreement qe mesfushori do te blihet nga Interi ne kembim te 27 milione eurove pas 3 milione eurove te paguara per huazimin”, shpjegon Corriere dello Sport.

Por tifozet e Interit jane jo pak te shqetesuar, sepse duke qene se merkato eshte e paparashikueshme, per aq kohe sa kjo marreveshje nuk eshte zyrtarizuar, ekziston gjithmone mundesia qe Interi te terhiqet dhe te humbase nje lojtar te jashtezakonshem si Sensi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.