Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

637 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shume 35 milione per Cancelon? Po 57 milione per Mendy? Ja pse duhet blere portugezi!

Inter, shume 35 milione per Cancelon? Po 57 milione per Mendy? Ja pse duhet blere portugezi!
Inter Club Staff

Pasi i shkoi golit afer ne me shume se nje rast, te marten Joao Cancelo gjeti golin e tij te pare me bluzen e Interit. 

Nje gol teper i rendesishem qe ndikoi ne zhbllokimin e rezultatit, por mbi te gjitha zikalterit nuk shenonin prej tre ndeshjesh dhe kishin nevoje per gola.

Parabola zikalter e mbrojtesit portugez eshte emblematike.

Ai erdhi ne vere nga Valencia pas nje shkembimi huazimesh me Kondogbia, dhe gjeti jo pak veshtiresi ne ambjentimin ne Milano.

Cancelo erdhi nga nje kampionat ku taktikisht ka pasur me shume hapsira dhe liri ne krahasim me ate italian, por Valencia i kishte dhene edhe lirine qe te sulmonte gjithmone dhe pa menduar shume per mbrojtjen.

Impakti i pare ishte shume traumatik per portugezin. Ju deshen disa muaj per te mesuar dhe per te hyre ne mekanizmat mbrojtes te Spallettit.

Pas nje periudhe ‘kuptimi te Serie A’, Cancelo ka hyre ne njembedhjeteshen titulalre zikalter dhe eshte bere nje lojtar i palevizshem formacioni tek Interi qe eshte ne kerkim te Champions League.

“Cancelo eshte nje lojtar qe te meson si interpretohet roli i mbrojtesit te karhut, me ate qe te mesojne qe ne femijeri ne Portugali, qe te ndertosh nje aksion nga mbrojtja. Nga kjo pike kemi te gjithe per te mesuar”, kishte thene disa dite me pare ish-mbrojtesi zikalter Lele Adani.

Por dikush ka bere me dije se 35 milione (ne realitet do te ishin 10 nese Valencia do te blinte Kondogbia) per lojtarin jane shume.

Por ne nje merkato me cmime te fryra ku Benjamin Mendy eshte blere nga City 57,5 milione euro, ku Walker eshte paguar pikerisht nga City 60 milione euro, 35 per Cancelon duken si nje okazion qe nuk vjen dy here.

Image result for CANCELO KONDOGBIA

Sidomos nese merren parasysh disa gjera: Cancelo eshte i datelindjes 1994, ka teknike, vrap dhe klas kristaline, jo me kot edhe United i ka hedhur syte tek ai.

Ne nje kohe kur mbrojtesat e krahut te djathte nuk para gjenden verdalle, te zevendesohet portugezi me nje lojtar tjeter qe kushton 35 milione euro ose me pak, eshte e pamundur. Prandaj nese ai nuk blihet, i gjithe ky operacion mund ti kushtoje shume me shume Interit qe ka ne shtepi nje lojtar te nje niveli teper te larte ne nje rol qe ka vuajtur gjithmone.

Por lojtari ka treguar se eshte nje arme vdekjeprurese edhe ne goditjet e lira. Ku mund te gjendet nje lojtar krahu me keto cilesi diku gjetke?

Nese do te jete Champions, Interi do te hidhet ne sulm frontal tek Valencia per portugezin. Pa bere shume pyetje e pa u menduar dy here.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.