Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

944 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shume i mundshem largimi i Karamoh: Ja kater ofertat zyrtare per francezin!

Inter, shume i mundshem largimi i Karamoh: Ja kater ofertat zyrtare per francezin!
Inter Club Staff

Jo vetem operacione ne hyrje ne kete vere, por shume operacione te rendesishme edhe ne dalje.

Te rendesishme jo per faktin se po largohen titullare, por ndoshta lojtare qe ne nje te neserme, do te jete titullare fiks ne skuadren e Interit.

Po flasim per krahun e djathte te sulmit ku ne kete merkato kane ardhur Politano dhe Keita, ndersa Candreva per momentin duket se e ka ndare mendjen per te qendruar tek Interi.

Keshtu, si pasoje, ai qe mund te largohet mund te jete pikerisht Yann Karamoh i cili mund te perjetoje nje sezon shume te komplikuar tek Interi ku do ta shihte shume pak fushen e lojes.

E keshtu, sipas La Gazzetta dello Sport, Interi po mendon realisht per shitjen e tij ne huazim dhe ofertat sipas tyre nuk mungojne aspak.

Ja cfare shkruan Gazzetta ne faqet e saj:

“… E njejta Monaco nga ku Interi bleu Keita, kishte mbyllur blerjen e Candreves nga Interi, por ky i fundit hodhi ne kosh gjithcka dhe i refuzoi.”

“Pikerisht per kete motiv Interi po vlereson qe te shese ne huazim Karamoh, duke pare mbipopullimin ne sulmin e Interit por qe do ta rrezikonte edhe zhvillimin e metejshem te francezit.”

“Deri me tani ka kater skuadra te interesuara per lojtarin dhe qe kane bere nje oferte huazimi tek Interi: Parma (Itali), Real Sociedad dhe Leganes (ne Spanje) si dhe Schalke 04 (ne Gjermani).”

“Mbetet per tu bindur natyrisht lojtari qe ne kete moment nuk mendon aspak per tu larguar nga Interi.”

“Por le te themi qe ne keto dite te fundit te merkatos po vihet dicka re ne Appiano Gentile: askush nuk ka deshire te largohet nga ky Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.