Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,958 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, si eshte thesari? 6 milione me afer, 3 milion stabile. Shpresa e vertete…

Inter, si eshte thesari? 6 milione me afer, 3 milion stabile. Shpresa e vertete…
Bujar Berishaj

Me Europen gjithmone e me larg, Inter eshte i obliguar te shikoj ne arkat e te tjerve per te kerkuar burimet per merkaton e veres. Nese per te folur per shitje te mundshme eshte akoma heret, nuk eshte heret per te vleresuar se si jane investimet e bera nga shoqeria mes qershorit e janarit.

Ne kete moment Inter ka ‘bllokuar’ 20 milione euro qe varen nga rezultatet e 4 skuadrave: Sunderland, Bologna, Chievo dhe Estudiantes. Blerjet e obligueshme te Alvarez, Mbaye, Schelotto dhe Pereira, ne fakt, jane te lidhura, ne rastin e pare ne rast te qendrimit te Premier League te Sunderland, ne rastin e dyte ne rast te futjes se Bolognas ne Serie A, ne te tretin ne rast mbijetese dhe 25 paraqitjeve te Schelotto me Chievon dhe ne rastin e fundit ne 20% te paraqitjeve per Pereiran gjate aventures se tij te re ne Argjentine.

Rasti i Schelottos eshte ai qe eshte shume afer nje fundi te lumtur: ish-interisti ka koleksionuar 19 paraqitje, i mjaftojne edhe 6 tjera nga 11 te mbetura per blerjen automatike per 3 milione. Mbijetesa e skuadres se Maran eshte afer, duke pare 8 pike avantazh nga vendi i 18-te.

Pozitive edhe situata e Alvaro Pereira (blerje e fiksuar ne 3 milione): nga 10 ndeshje te Estudiantes, deri tani uruguajani ka luajtur ne 9 te tilla, gjithmone si titullar.

Stabile perqindjet per blerjen e Ibrahima Mbaye (edhe per senegalezin, blerje e obligueshme per 3 milione ne rast promovimi ne Serie A). Bologna po mban nje ritem jo mjaft te furishem por ka megjithate 3 pike avantazh nga vendi i trete, dhe me 7 pike larg vendit te pare qe mbahet nga Carpi.

Situata e Ricky Alvarez eshte me e komplikuara. Nga argjentinasi varen plote 11 milione euro por Sunderland eshte ne krize te thelle: humbje 4-0 ne shtepi me Aston Villan, klubi anglez ka vetem nje pike avantazh mbi Burnley, qe ne javen e fundit kane befasuar me nje fitore kunder Manchester City. 

Ky nokaut ka sjellur deri ne shkarkimin e Gustavo Poyet (tashme ish-trajner i Sunderland), qe e kishte dashur Ricky Maravillan ne Angli, dhe deri tek emertimi i Dick Advocaat si trajner i ekipit anglez. Tek ai jane mbeshtetur shpresaj e Sunderland, por edhe ato te Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.