Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

730 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Simone Inzaghi flet shume ashper me mediat pas ndeshjes: “Askush nuk e ka vene re se si Interi eshte…”

Inter, Simone Inzaghi flet shume ashper me mediat pas ndeshjes: “Askush nuk e ka vene re se si Interi eshte…”
Inter Club Staff

Nje ndeshje shume e rendesishme per Interin qe mund keshtu Romen bindshem dhe ben ndeshjen perfekte duke marre tre piket ne shtepi.

Nderkohe, ky ka qene komenti i pare i Simone Inzaghit pas ndeshjes per mikronat e DAZN ku eshte treguar edhe i ashper me mediat per trajtimin qe i behet Interit per demtimet.

Kemi pare nje Inter te bukur sot, konkrete dhe zbavitese. Mbase Interin me te bukur te sezonit.

“Nuk e di nese ka qene me e bukura, por shume here ne kemi luajtur mire. Sot kemi pasur perballe nje skuader qek ishte humbur ne shtepi vetem derbin.”

“Te fitosh keshtu, te jep besim. Kemi pasur shume ndeshje por ky lloj rezultati na jep akoma edhe nje sinjal tjeter te bukur.”

“Mendoj se tifozet jane te lumtur me kete skuader.”

Bastoni dhe Dimarco jane sulmues per kete Inter tashme.

“Me pelqen. Por une kam fatin te stervis lojtare te medhenj. Mendoj se edhe Skriniar dhe D’Ambrosio ne te djathte kane bere shume mire.”

“Ajo qe sme pelqen eshte se asnje nuk flet per emergjencen e Interit kur ka demtime dhe mungesa por nuk ka gje. Askush nuk e ka “vene re” por ne rregull. Nese nuk flisni per mungesat do te thote se per nje tranjer ky eshte nje sinjal i forte dhe i bukur…”

Edhe Mourinho kishte mungesa…

“E vertete, Roma kishte shume mungesa. Une kisha Lautaron qe nuk ishte mire. Me tha se mund te luante por nuk doja ta humbisja sepse eshte shume i rendesishem.”

“Uroj ta rekuperojme per te marten. Tani do te shohim si eshte Correa. Duke luajtur kaq shume eshte nje llogari qe duhet ta paguash. Lojtaret nuk jane robote, demtohen.”

Te gjithe lojtaret ndihen te perfshire ne kete Inter… E bukur.

“Sigurisht, eshte fati qe te kem lojtare te rendesishem ne dispozicion. Sot nuk eshte futur dot Gagliardini qe ndaj Spezias ishte me i miri.”

“Duhet te perfshi te gjithe. Une kerkoj te fus gjithmone me te miret e mundshem per cdo ndeshje.”

Po a je ti qe i kerkon lojtareve kete lezizje te vazhdueshme apo jane ata te zotet qe e bejne vete kete?

“Levizshmeria dhe mbulimi i pozicioneve eshte thelbesor per futbollin e sotshem. Ne kemi fatin qe mund ta zhvillojme me lehtesi te madhe.”

Ke folur per liri talenti dhe qe deshiroje te nxirje ne pah cilesite me te mira te lojtareve te tu. Sa i rendesishem eshte ndryshimi i mentalitetit?

“Prej shume vitesh skuadrat e mia luajne ne nje menyre te vecante. Edhe me Lazion zbaviteshim shume dhe luanim mire, ashtu si ne vitin kur erdhi pandemia dhe prishi gjithcka…”

“Nuk ishin rezultate te rastesishme. Tani jam ne nje klub te madh. Kemi humbur lojtare te rendesishem por nuk jemi rrezuar.”

“Kemi shpetuar klubin por edhe kur kemi qene 10 pike prapa nuk jemi dorezuar dhe nuk kemi humbur besim. Kemi punuar me durim dhe besim. Jemi rritur por duhet te vazhdojme se nuk kemi arritur asgje akoma.”

Cfare emocionesh ke perjetuar sot?

“Olimpico ka qene stadiumi im per 22 vite, por sot kam qene i perqendruar tek ndeshja. Roma kishte nje skuader shume kompetitive ne fushe dhe une kam fatin te kem djem qe kerkojne gjithmone te ndjekin ate qe stafi dhe une kerkoj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.