
Inter-Skriniar, Inzaghi nuk permbahet: “Sapo eshte humbur Bremer, i ka thene direkt drejtuesve se nuk…”
Cfare do te ndodhe me Milan Skriniar? Kjo eshte pyetja qe bejne shume tifoze te Interit por edhe gazetare te ndryshem ne Itali.
La Gazzetta dello Sport diten e sotme ka dashur te tregoje dicka me shume rreth kesaj ceshtje duke treguar pak a shume vullnetin e Simone Inzaghit.
“Ne kete moment qe po flasim, nuk mund te kete asnje siguri per te ardhmen e sllovakut ne Itali dhe tek Inter”.
“Por edhe pse deshira e lojtarit eshte qe te qendroje, por edhe ajo e Inzaghit qe ta mbaje, qendrimi i tij kalon nga shume faktore”.
“Gjithesesi, ka nje prapskene te rendesishme. Ne momentin qe Inzaghi ka marre vesh se Bremer eshte humbur ne merkato, ka qene shume i qarte me drejtuesit”.
“Tani qe Bremer nuk eshte me ne doren tone, atehere qendrimi i Skriniar duhet te behet nje realitet”, kan qene fjalet e tij per drejtuesit.
“Kjo sepse Inzaghi nuk do e pranonte nje largim te Skriniar ne nje moment kur mbrojtja e Interit eshte e paplotesuar edhe me Skriniar sepse mungojne lojtaret qendror ne prapavije”.
“Drejtuesit e dine kete gje, por nga ana tjeter nevoja per te fituar para ne merkato qendron gjithashtu. E nuk duhen nenvleresuar edhe pasojat ne rast se Inter vendos ta beje shitjen e nje lojtari ne merkaton e radhes, sepse bilanci mbyllet ne 30 qershor 2023”.