Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Skriniar kritikon skuadren: “Duam te kemi vazhdimesi por nuk me pelqen aspak fakti qe…”

Inter, Skriniar kritikon skuadren: “Duam te kemi vazhdimesi por nuk me pelqen aspak fakti qe…”
Inter Club Staff

Te vazhdohet me kete ritem dhe te korren frutet e punes ne stervitje qe deri me tani ka qene shume e rendesishme. Kjo eshte ajo qe kerkon Skriniar.

Lojtari sllovak zikalter ka folur per mikrofonat e Sport Mediaset, nje dite pas fitores 6-2 ndaj Crotones.

“Nuk mendoj se ka sekrete (per sa i perket fitoreve radhazi). Ne po punojme fort dhe po bejme gjerat e duhura ne fushe.”

“Mbi te gjitha, jemi nje skuader qe kerkon te kete vazhdimesi pune, te kete paraqitje teper te mira dhe rezultate.”

“Tranjeri na thote se duhet te pesojme me pak? Po, dhe ka te drejte. Skuadra duhet te beje dicka me shume per kete gje.”

“Ne duhet te permiresohemi ne cdo ndeshje, eshte e papranueshme te pesojme kaq shume sepse ne jemi Interi.”

“Vitin e kaluar nuk i pesonim kaq lehte golat. Ka dicka qe duhet rregulluar e duhet rregulluar nje ore e me pare. Duhet te bejme me shume.”

“Per fat te mire kete vit po shenojme me shume, e mbase kjo e ka kompesuar pak pesimin e golave, por ne mbrojtesat duhet te kerkojme te pesojme me pak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.