Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

492 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, skuadra me vdekjepruese ne Serie A ne 15 minutat e fundit: ja statistika e frikshme!

Inter, skuadra me vdekjepruese ne Serie A ne 15 minutat e fundit: ja statistika e frikshme!
Inter Club Staff

Nje fitore si ajo ne derbi eshte nje fitore qe nuk do te harrohet per shume kohe. 

Kjo edhe per shkak te menyres se si erdhi: ne minuten e 92, vetem nje minut perpara se te perfundonte takimi dhe kur te gjithe menduan se Milani arriti ti merte Interit ate qe deshironte, barazimin.

Por duket se Gattusso dhe djemte e tij nuk i kishin bere mire llogarite me Mauro Icardin qe arriti te genjente te gjithe vijen mbrojtese te Milanit me nje levizje bashke me portierin Donnarumma qe doli totalisht bllof ne ate dalje.

Nuk ka se si te mos vijne ne mendje fjalet e Shakohoxhes ne momentin e golit:

“Kujdes, topi po shkon tek Maurito dhe porta eshte bosh. Jooo, ne fakt nuk eshte bosh. Eshte nje top brenda, topi qe dergoi Maurito ne porte.”

Fjale qe ndoshta tifozet e Milanit nuk i kane degjuar sepse ne ato momente kane pasur nje black-out, por Interistat e kane degjuar ate fraze po aq here sa refrenin e kenges se preferuar duke pare qindrat here qe kane pare perseritje ate moment goli.

Por duket se askusht nuk eshte ne Serie A si Interi nese shikojme golat e shenuar ne 15 minutat e fundit te lojes.

Zikalterit ne kampionat (nuk po e quajme ndeshjen ndaj Tottenham ne Champions League) kane arritur te shenojne plot 7 here ne 15 minutat e fundit.

Asnje skuader ne Serie A nuk e ka kete statistike te frikshme dhe Interi duket se eshte e pameshirshme ne minutat e fundit te lojes.

Nese doni te pyesni dike per kete gje, mund te pyesni edhe komentatorin e Milan Channel, Mauro Suma i cili nuk kishte me asnje deshire per te jetuar pas ndeshjes dhe frazat qe u degjuan nga ai ishin te perseritura: “Dua te vdes. Dua te vdes tani dhe pa meshire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.