Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

423 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, SKY ZBULON GJITHCKA: “Ndodh takimi i shumepritur me Zhang: eshte vendosur qe…”

INTER, SKY ZBULON GJITHCKA: “Ndodh takimi i shumepritur me Zhang: eshte vendosur qe…”
Inter Club Staff

Ka qene nje dite shume e rendesishme ajo dje per Interin. Ashtu si zbulon Sky Sport Italia diten e sotme, gjithcka ka ndodhur ne seline e Interit.

Aty, presidenti i Interit, Steven Zhang, i ka ilustruar me detaje drejtuesve dhe stafit te klubit se kush eshte plani per sezonin e ardhshem.

Numri nje i klubit – zbulon kanali satelitor – ka garantuar si fillim se projekti i Interit do te kete vazhdueshmeri.

Por nder te tjera, ai ka theksuar se do duhet te behet me patjeter nje ulje e kostove e cila eshte e nevojshme per mire funksionimin e Interit ne keto kohera pandemie.

“Ne kete sensi, do te kerkohet nje sforco e rendesishme nga drejtuesit, lojtaret dhe tranjeri (qe ne kete moment duket te jete dakord), per te qene pjese e kesaj ulje te kostove.”

“Eshte nje moment ku Interi ka nevoje per ndihmen e te gjitheve, dhe nje dore nga gjithesecili do te ishte oksigjen i rendesishem.”

“Momenti ekonomik qe po kalon futbolli eshte shume delikat dhe kur shikon edhe humbjen qe pritet te kene klubet nga ky sezon, gjithcka veshtiresohet edhe me shume.”

“Ne kete moment, objektivi paresor eshte qe klubi te kete nje funksionim shume here me te mire financiar dhe te pranueshem per kasat e klubit.”

“Zhang deshiron qe te mbaje Interin me cdo kusht, por po kerkon nga te gjithe nje sforco per te marre pjese ne kete moment te komplikuar per te miren e Interit.”

“Keshtu, nuk do te jete nje merkato investimesh te medha, dhe objektivat do te jene te paket dhe te qarte.”

“Nuk do te kerkohet nga skuadra te fitohet me cdo kusht, por do te jete e nevojshme qe skuadra te vazhdoje te luftoje per maksimumin perseri, si kete sezon.”

“Me patjeter qe nuk duhet te diskutohet as pjesemarrja ne Champions League qe eshte dicka e detyrueshme per kasat ee klubit.”

“Nderkohe, edhe tranjeri do te ndihmohet me cdo gje qe do te kete nevoje dhe do te tutelohet perpara publikut ku objektivat do te jene gjithmone te qarte”, shton Sky Sport.

Pra, me pak fjale, klubi do te tentoje qe te ule sa me shume shpenzimet e kota per te mbeshtetur Interin qe ka nevoje me shume se kurre per te gjithe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.