Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,137 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Slavia, ja si pritet te luaje Interi sot: tre ndryshime kryesore ne formacion per Conten!

Inter-Slavia, ja si pritet te luaje Interi sot: tre ndryshime kryesore ne formacion per Conten!
Inter Club Staff

Rikthehet me ne fund Champions League dhe rikthehet keshtu edhe Interi qe edhe kesaj radhe do te jete skuadra qe do te hape kompeticionin.

Takimi sot ne stadiumin Meazza do te jete ne oren 19:00. Zikalterit do te presin Slavian e Prages, skuadren kampione te Republikes Ceke qe pas nje Europa League shume te mire vjet (u eleminuan nga Chelsea) do te provoje qe te habise edhe ne Champions (kane eleminuar Cluj ne playoff-et e gushtit me dy ndeshje te fituara 1-0).

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Conte ka nga pas nje dyshim te madh per sa i perket Lukakut qe vuan ende nga nje demtim ne shpine i pesuar perpara Inter-Udinese.

Nese optimizmi i oreve te fundit do te konfirmohet, belgu do te jete ne sulm bashke me Lautaron.

Ndryshe, Sanchez dhe Politano jane gati te luftojne per nje vend titullari me njeri-tjetrin. Por ndonje ndryshim drastik tekniku zikalter do te jete i detyruar ta beje sot duke pare se ne pankine do te kete vetem 7 lojtare nga 12 qe merren ne kampionat.

Ne krahasim me suksesin ndaj Udineses, eshte e mundur qe te shohim nga minuta e pare D’Ambrosio: ish-granata dhe Godin do te jene ne balotazh deri ne momentin e fundit.

Eshte pothuajse i sigurt rikthimi i Vecinos nga minuta e pare. Lazaro dhe Biraghi po shpresojne qe te bejne Asamoah dhe Candreva qe te rrine pushim: mbetet per tu kuptuar nese Conte do te doje te “rrezikoje”: por eshte e sigurt qe njeri nga te dyje do te debutoje sot.

Pavarsisht derbit qe eshte perpara, eshte e veshtire te mendohet se do te lihet pushim De Vrij, Skriniar dhe Sensi por mbi te gjitha Brozovic.

3-5-2 apo 3-4-2-1? Ne baze te leximit taktik te skuadres se djemve te Contes, vetem fusha do te jape pergjigje te sigurta.

TE REJAT E FUNDIT NGA SLAVIA E PRAGES – Asnje problem per Trpisovsky qe mund te zgjedhe titullaret pa asnje problem. Ne krahasim me ndeshjen e fundit ne kampionat (fitore 3-0 ndaj Slovacko), duhet te shihen nga minuta e pare Boril, Soucek dhe Masopust.

Skema mund te ndryshoje 4-2-3-1 dhe nga 4-1-4-1 ne baze te interpretimit. Keshtu, pritet qe Skoda te jete ne pankine – sulmues tipik pyke – dhe ne vendin e tij do te jete dikush qe manovron si Olayinka ose Van Buren.

Por kujdes nga Stanciu, lojtari me kualitetet me te medha tek ceket: rumuni nder te tjera i ka shenuar zikalterve edhe ne te kaluaren me Vasluin.

Pikerisht Stanciu eshte blerja me e rendesishme e Slavias ne nje merkato ku ka ardhur edhe Holes. Hovorka dhe Provod.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Lazaro, Vecino, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lukaku, Lautaro.

Ne Stol: Padelli, Godin, Biraghi, Candreva, Barella, Politano, Sanchez.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: asnje.

Preview Inter-Slavia P. - Dubbio Lukaku, riecco Lautaro. Poi tanti ballottaggi

SLAVIA PRAGA (4-1-4-1): Kolar; Coufal, Kudela, Hovorka, Boril; Soucek; Masopust, Husbauer, Stanciu, Olayinka; Skoda.

Ne Stol: Kovar, Frydrych, Holes, Sevcik, Traoré, Provod, Van Buren.

Tranjer: Trpisovsky.

Te skualifikuar: asnje.
Te skualifikuar: asnje.

ARBITRO: Buquet. Asistent: Debart e Pacelli. Njeri i katert: Delerue. VAR: Letexier (Millot).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.