Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 22, 2018

Scroll to top

Top

287 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sonte ne Milano ateron Sime Vrsaljko: ja shifrat dhe detajet e marreveshjes per kroatin

Inter, sonte ne Milano ateron Sime Vrsaljko: ja shifrat dhe detajet e marreveshjes per kroatin
Bujar Berishaj

Sime Vrsaljko praktikisht tashme eshte nje lojtar i Interit.

Keshtu kane marre fund tratativat e gjata dhe takimet qe ne fund kane rezultuar me sukses per te sjellur lojtarin ne Milano.

Sic raporton Sport Mediaset permes sajtit zyrtar, tashme eshte gjithcka e kryer per transferimin e Sime Vrsaljko ne zikalter me mediumin italian qe konfirmon edhe thashethemet e fundit sa i perket arritjes se lojtarit ne qytetin e modes.

Mbrojtesi i krahut te djathte do te jete ne Malpensa ne ora 23:00 dhe sic lexohet klubi zikalter ka arritur te siguroj lojtarin duke paguar nje huazim prej 6,5 milione euro dhe te drejten e blerjes pas huazimit per 17,5 milione euro.

Ne kete menyre Piero Ausilio ka arritur qe t’i dhuroj Spallettit nje mbrojtes qe do t’i kryej shume pune ne mbrojtje dhe do e kompletoj njekohesisht kete repart, me nje formule favorizuese edhe per listat e Champions League.

Atletico Madrid ne anen tjeter duket se ka gjetur zevendesuesin e kroatit, behet fjale per Santiago Arias mbrojtesin kolumbian te PSV Eindhoven.

Por duhet permendur se Vrsaljko nuk do te jete goditja e fundit e merkatos sepse keto ore jane te nxehta edhe per transferimin e Arturo Vidal nen urdherat e Luciano Spalletit. Por jo vetem, sepse nuk perjashtohet edhe ndonje goditje tjeter me nje emer qe akoma nuk e kemi mesuar…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.