Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

436 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sot eshte dita e madhe? Zhang takohet me Conte! “Mesohet se tranjeri i ka thene miqve te tij se…”

Inter, sot eshte dita e madhe? Zhang takohet me Conte! “Mesohet se tranjeri i ka thene miqve te tij se…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport konfirmon gjithcka: Steven Zhang eshte shume optimist per mundesine qe te binde Antonio Conten te qendroje tek Interi.

Traanjeri vete eshte shume i terhequr nga ideja qe te sjelle ne Milano yllin e dyte per Interin, por normalisht do siguri ne cdo nivel.

Garanci qe, me sa duket, presidenti zikalter eshte gati qe t’ja ofroje sapo te takohet me te shume shpejt e qe mendohet te ndodhe nga dita e sotme deri diten e diele (ne nje nga keto dite).

Zhang ka si qellim qe te siguroje tranjerin kampion te Italise per kapacitetin per te mbajtur skuadren ne nje nivel te larte dhe per faktin se veshtiresite financiare te perjetuara ne kete sezon nuk do te perseriten me.

Por mesohet se ka shume ndjesi pozitive ndermjet paleve per nje qendrim te Antonio Contes ne Milano.

Tranjeri i Interit i ka treguar miqve te tij te afert (nga burime te pakonfirmuara) se deshira e tij e madhe eshte qe te qendroje tek Interi sepse ai eshte investuar shume aty.

Qellimi i teknikut ka qene gjithmone te qendroje, edhe pse ai kerkon disa siguri legjitime pas ketij sezoni e qe jane te kuptueshme.

Conte – ashtu si e ka thene edhe vete – nuk deshiron qe te nise cdo gje nga zero, por deshiron te vazhdoje me patjeter punen e nisur tek Interi dy vite me pare.

“Me siguri, bota perfekte nuk ekziston dhe kete gje e di edhe ai. Dhe Interi, ky Inter, eshte cdo gje pervec se perfekte, si ne fushe dhe jashte saj.”

“Dicka do te ndryshohet e shume gjera te tjera nuk do te preken aspak. Ajo qe mbetet si yll polar eshte ambicja e tranjerit.”

“Ambicja nuk do te tradhetohet. Do te jene shume te rendesishme ne kete sens fjalet qe do te perdore Zhang.”

“Do te degjohet me kujdes projekti sportiv se bashku me te gjithe drejtuesit”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.

Tranjeri ka nje mardhenie shume te mire me te gjithe grupin, ka ende marzh permiresimi si ne loje por edhe ne nivel individual interpretuesish.

Asnje nuk deshiron qe te humbase kete avantazh qe Interi ka sot ndaj kundershtareve dhe qe eshte arritur me shume lodhje dhe pune.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.