Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 12, 2020

Scroll to top

Top

856 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sot Icardi rikthehet ne grup: ja pse. Vetem nje mundesi per te zhbllokuar situaten!

Inter, sot Icardi rikthehet ne grup: ja pse. Vetem nje mundesi per te zhbllokuar situaten!
Inter Club Staff

Shume nuk e dine, por sot eshte dita e rikthimit te Icardit ne skuadren e Antonio Contes dhe stervitja e tij e pare me shoket e skaudres qe pas grumbullimit veror ne Zvicer. 

Ai nuk ishte prezent ne lojtaret e grumbulluar per turneun e Kines por tashme pushimet ekstra kane mbaruar edhe ai pritet te jete ne Appiano Gentile rregullisht diten e sotme.

Gjithesesi kjo gje nuk ndryshon asgje per te ardhmen e tij sepse ajo eshte e vendosur tashme: shanset qe ai te qendroje tek Interi kane zero.

Nderkohe, sipas asaj qe tregon Sport Mediaset, Mauro ka kerkuar vete qe te rikthehet ne stervitje me shoket e skuadres duke filluar nga dita e sotme por do e beje me te njejtat rregulla dhe kushte si njezet dite me pare.

Ai me shoket e skuadres do te beje vetem stervitjen atletike por ate teknike jo, sepse tashme eshte totalisht jashte projektit te Contes dhe nuk pse ben pjese ne stervitjet me top.

Situata e Icardit sipas SportMediaset ka vetem nje mundesi te zhbllokohet: vetem ne rast se do te vije nje oferte konkrete nga Juventusi, Napoli apo Roma.

Por edhe kjo ka pak gjase te ndodhe tani afer sepse Juventusi duket se eshte larguar jo pak nga ai ndersa Napoli edhe pse ka shume kontakte me te dhe Wanden, nuk eshte e bindur ende.

Pastaj per sa i perket Romes, duhet pritur se cfare do te ndodhe me Dzeko dhe nese ai mund te perfshihet do ne kete operacion edhe pse sipas Sky Sport ai do te ishte dakort me kete destinacion.

Por dicka eshte e sigurt ne kete moment: shpresat per nej riintegrim real ne grup per Mauron nuk kane qene kurre me te ulta. Sot rikthim ne grup, por si i vetem ne shtepi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.