Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

801 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sot mbyllet shitja e shumepritur? “Lojtari vetem pas pak pritet te zhvilloje vizitat mjekesore.”

Inter, sot mbyllet shitja e shumepritur? “Lojtari vetem pas pak pritet te zhvilloje vizitat mjekesore.”
Inter Club Staff

Nderkohe qe e gjithe vemendja eshte te Robin Gosens, nje nga goditjet me te medha te Interit ne kohet e fundit, klubi po punon edhe per pista te tjera.

Nje nga perqendrimet me e medha te klubit eshte edhe merkato ne dalje, ku nga klubi pritet te kete dy shitje keto dite.

I pari eshte Stefano Sensi, qe virtualisht mund te quhet nje lojtar i Sampdorias. Mesfushori do te shkoje ne huazim te Sampdoria.

Keta te fundit kane siguruar nje aktivizim te tij me konstant, ne ndryshim nga sa mund te merrte te Napoli dhe Sevilla, klube te tjera qe e kane kerkuar.

Nderkohe, lojtari ka pasur dyshime ne fillim por ka qene Roberto Mancini qe e ka shtyre duke qene se ai e vlereson shume per Boterorin.

Ai gol ndaj Empolit thjesht sa i shtoi disa dite te Interi lojtarit me klubin qe e mendoi edhe njehere mire cfare donte te bente.

Por me nje blerje ne sulm, Interi do te ishte ok edhe me demtimin e Correa dhe prandaj nuk e mendoi me gjate.

Keshtu Sensi e rifillon rrugetimin e tij qe nga Genova me shpresen se do te qendroje larg problemeve fizike. Vizitat mjekesore pritet ti beje sot qe prej grumbullimit te Italise.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.