Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

200 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sot te gjithe syte te Lautaro: “A e dini cfare do te thote per lojtarin nese e vendos ai ndeshjen? Qe ai…”

Inter, sot te gjithe syte te Lautaro: “A e dini cfare do te thote per lojtarin nese e vendos ai ndeshjen? Qe ai…”
Inter Club Staff

Inter-Shakhtar duhet te jete mbi te gjitha nata e Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ende nuk e ka gjetur golin e pare ne kete edicion te Champions League.

Nderkohe, i fundit ka ndodhur ne nentorin e 2020, ne nje takim te humbur 3-2 ne fushen e Real Madrid.

Kete gje shkruan sot Corriere dello Sport: “Ajo qe te ben te mendosh pozitivisht, eshte fakti se ndaj Shakhtar ai ka shenuar nje dopiete ne te kaluaren.”

“Kjo ka ndodhur ne Europa League, ne gjysmefinale. A ka qene nje kupe tjeter? Po, e vertete. Nuk eshte perseritur aspak vjet? Edhe kjo e vertete.”

“Por kesaj radhe pikerisht per te treguar se Lautaro Martinez eshte rikthyer ai deshiron te tregoje se vlen dhe deshiron te shenoje.”

“A e dini cfare do te thote per lojtarin nese e vendos ai ndeshjen? Qe ai e ka lene pas ate moment te keq.”

“Dje ne Pinetina eshte futur ne fushe bashke me Vidal dhe ka treguar se ka shume deshire per te bere dicka te mire sot.”

“Toro eshte pare i qeshur dhe i qete. Me pas ka perqafuar legjenden Javier Zanetti qe ka qene aty per te pershendetur skuadren.”

“Nderkohe, nga ana tjeter ai sapo ka firmosur nje kontrate te gjate me Interin qe e ben nder me te paguarit e skuadres zikalter. Lojtari deshiron te tregoje se i meriton ato para.”

“Dhe nder te tjera, sot do qe te tregoje se Interi nuk ka me nevoje per Lukakun por se vetem Lautaro mjafton. Pikerisht ashtu si i tregoi edhe Spallettit pak dite me pare se ai eshte shume me shume se sa thjesht alternativa e Icardit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.