Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,010 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Spalletti: “Cfare kenaqesie prej 70 mije spektatoreve. Gagliardini dhe Joao Mario…”

Inter, Spalletti: “Cfare kenaqesie prej 70 mije spektatoreve. Gagliardini dhe Joao Mario…”
Ardis
  • On 03/11/2018, 20:00

Nje pasdite perfekte. Vleresime negative? Praktikisht asnje. Eshte nje Inter madheshtor ajo qe do te projektohet ne sfiden e te martes ne mbremje kunder Barcelone-s.

Manita e realizuar kunder Genoa-s ka treguar edhe njehere momentin e jashtezakonshem qe po perjetojne zikaltrit, qe kane arritur fitoren e 7 te njepasnjeshme ne kampionat. Luciano Spalletti ne mikrofonat e Sky Sport, nuk mund te mos te tregohej i kenaqur:

“Ishte e rendesishme per te rikonfirmuar dhe te jemi te ndergjegjshem se cdo here eshte e nevojshme te rifillosh nga zero, sepse kundershtari nuk te dhuron asgje. Skuadra ka pasur nje qendrim te rendesishem, qe eshte ai i duhuri dhe, sic ndodh shpesh, eshte shperblyer”.

“Gjeja qe me jep me shume kenaqesi, eshte shikoj 70 mije tifoze qe ishin aty duke na duartrokitur dhe te kenaqur nga performanca jone. Sepse ata ishin aty edhe sezonin e kaluar per te na dhene besim, eshte e bukur te shikosh qe jane te kenaqur dhe qe e meritojme aprovimin e tyre”.

“Thuhet se futbolli eshte gjithmone i njejti: edhe topi ashtu eshte, vetem se me pare ishte prej lekure, tashme eshte sintetik dhe i qepur. Qendrimi i skuadres e ve ne diskutim taktiken e kundershtarit. Keshtu jane te gjithe te perfshire dhe te gjithe prekin topin”.

“Te gjithe kane disponueshmerine per te luajtur si skuader, dicka qe ndihmon ne rritjen e kualiteteve individuale. Nese realizohen gola te bukur behet maksimumi”.

Trajneri zikalter ka vazhduar me tej: “Gagliardini? Kur vendosa qe te mos e aktivizoja kunder Lazios, ka mbetur shume keq, por me pas kur e therret per tju bashkuar kauzes, arrin te performoje me nje seriozitet te madh dhe disponueshmeri”.

“Kur ke te besh me lojtare te tille, per trajnerin behet me e thjeshte. Nese do tja ulja intensitetin ne stervitje sot nuk do te bente kete performance. Kemi shume lojtare te tille, sic eshte Joao Mario. Eshte edhe Dalbert, qe sot ka luajtur shume mire”.

“Ai e perjeton me ankth dhe kur shqetesohet fillon gabon edhe per gjerat qe di te beje. Sot ishte nje perfomance e nivelit te larte qe kompleton grupin dhe per kete jam i lumtur”.

Me pas foli edhe per ndeshjen ne Champions League kunder Barcelone-s: “Ne Camp Nou ne pjesen e pare mund te benim me mire, duke e menaxhuar me mire topin, edhe pse ata nuk e kane vene ne diskutim mbajtjen e topit. Jemi te kenaqur qe do te perballemi serish”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.