Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,982 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Spalletti do te kerkoje 3 blerje te nivelit te larte: ja emrat! Ndersa e ardhmja e Rafinhas…

Inter, Spalletti do te kerkoje 3 blerje te nivelit te larte: ja emrat! Ndersa e ardhmja e Rafinhas…
Inter Club Staff

E ardhmja e Interit do te niset nga Luciano Spalletti. 

Sipas Corriere della Sera, ne ditet e ardhshme, klubi do te takoje tranjerin per te diskutuar per rinovimin e kontrates deri me 2021 dhe strategjine ne merkato.

Skuadra duhet permiresuar dhe do te largohen 7-8 lojtare qe nuk jane per Interin.

Plus, eshte Fair Play Financiar ne mes dhe Interi duhet te rekuperoje rreth 40 milione euro deri me 30 qershor.

“Spalletti do te kerkoje garanci, nuk deshiron te ndodhe ajo qe ndodhi ne sezonin e kaluar.”

“Interi pervec tre blerjeve De Vrij, Asamoah dhe Lautaro Martinez do te kerkoje tre lojtare te nje niveli shume te larte: nje mbrojtes i djathte (Vrsaljko ose Kadarabek), nje mesfushor (Strootman ne pole position) dhe nje sulmues krahu” – tregon Corriere della Sera.

 

Per shume perforcime, Spalletti do te pyetet nga drejtuesit. Administratori delegat Antonello i ka vene klubit nje objektiv te rendesishem per sezonin e ardhshem: kampionatin.

Gjithashtu do te takohet edhe Icardi per rinovimin e kontrates. Kryegolashenuesi i Serie A me 29 gola do te kete nje rritje rroge dhe klauzola pritet te shkoje nga 110 milione euro ne 160 milione euro.

Nderkohe do te jete shume e veshtire qe Cancelo te qendroje dhe pritet te largohet. Ndersa Rafinha ka disa pikepyetje, por nese Barcelona do te pranoje kushtet e Interit, do te qendroje ne Milano.

Gjithashtu pritet qe Spalletti te beje nje vizite ne Nanjing, Kine, per te takuar pronarin e madh Zhang Jindong dhe per te marre disa siguri per merkaton.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.