Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,013 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Spalletti: “Do te luaje Miranda, ne dyshim Brozovic. Rafinha? Ja si…”

Inter, Spalletti: “Do te luaje Miranda, ne dyshim Brozovic. Rafinha? Ja si…”
Ardis
  • On 23/10/2018, 20:41

Fjalet e teknikut zikalter ne prag te ndeshjes se Champions League kunder Barcelones.

Ne prag ndeshjeje te Champions League ne shtepine zikalter. Ne prag te ndeshjes BarcelonaInter, trajneri zikalter – Luciano Spalletti – do ti pergjigjet pyetjeve te gazetareve te pranishem ne sallen e shtypit.

“Une nuk do te flisja per ceshtjen e te qenit favorit per shkak te mungeses se Messi-t ose jo. Tek Barcelona ka talent ne cdo pjese te fushes, luan kunder njerave prej skuadrave me te forta ne bote, ne duhet te kemi nje vetebesim te madh qe nuk duhet te kaloje ne ate qe mund te jete nje arrogance minimale per shkak te momentit pozitiv qe po kalojme”.

“Rezultati i fundit nuk e dobeson Barcelone-n dhe nuk krijon nje klasifikim ndryshe te Champions-it, duhet te ribejme ate qe kemi bere deri me tani, dhe te rifillojme duke qene te perulur dhe te gatshem”.

MUNGESA – “Nuk eshte e lehte te ndryshosh qendrimin e nje skuadre nga mungesa e nje futbollisti. Messi eshte nje lojtar ndryshe, sepse kur mendon se ke pare mjaftueshem nga futbolli, vjen ai dhe te ben qe te shikosh gjera te ndryshme”.

“Barcelona vazhdon te jete nje skuader qe nuk vrapon mbas topit, por di se ku duhet ta pasoje dhe ka kualitete qe menaxhojne ndeshjen, dine te gjejne zgjidhje per te gjithe kundershtaret. Problemi do te jete se si duhet ta realizojme qe te kontrollojme pjesen me te madhe te lojes nga ana jone”.

CFARE BARCELONE DO TE JETE? – “E veshtire te imagjinosh se cfare do te beje Valverde, ka lojtare me kualitete te ndryshme, perfitoj nga rasti per te pershendetur Rafinha-n, dhe e falenderoj sinqerisht per ate qe na ka dhene sezonin e kaluar”.

“Ai ishte nje futbollist i rendesishem per ne. Do me pelqente ta shikoja qe te luante edhe pse mund te krijohen nag ato probleme sepse ka kualitete e atij qe njeh futbollin, por nuk e di se cfare do te beje ne pergjithesi trajneri i Barcelones”.

MESSI – “Me te do te ishte nje Barcelone me e forte por gjithsesi eshte nje skuader e madhe. Ne duhet te jemi nje skuader e nivelit te larte, duhet te tregojme qe jemi ne gjendje te konfrontojme nje skuader si Barcelona. Do te jete sigurisht me e lehte pa Messi-n”.

NATA E PARE E GALA-se. “Nese nisemi nga fakti qe shume prej futbollisteve te mi nuk kane luajtur ne Champions kjo behet nje ndeshje qe e kemi enderruar te luajme, ajo qe eshte me te vertete e rendesishme kalon nga te kesh ambicje per te luajtur keto ndeshje ne, te jesh ne brendesi dhe te perballesh me keto skuadra dhe te mos e pesosh.

“Te kesh personalitet per tu perballur dhe kjo gje do te na ndodhe gjate ndeshjes. Di qe skuadra ime e njeh kete material dhe nuk do te mbetet e surprizuar kur te jemi perballe ketyre situatave”.

RAFINHA – “Kemi folur njehere per kete gje, kemi pasur limitime deri ne nje pike te caktuar dhe nuk mund te vepronim ashtu sic deshironim, me pas kaloi shume kohe dhe shume prej transaksioneve tone ishin te lidhura me transferimet ne dalje. Kur i kemi bere kerkese  Barcelone-s nuk deshironte asnje nga lojtaret tane, do te kerkojme qe ti tregojme se dicka e mire ishte”.

FORMACIONI – “Miranda dhe Icardi do te jene? Situata kalon tek kush do te jene kushtet e atyre qe kane luajtur edhe mund te ndryshoj dicka. Behet fjale se si do te jete Brozovic qe sot ka pasur dhimbje ne muskul ndersa Perisic duket se e ka marre veten. Miranda do te luaje”.

LAUTARO OSE BORJA NE VEND TE NAINGGOLAN – “Te vish ketu dhe te besh prova nuk me duket nje qendrim i mire, por e theksoj se eshte nje situate ku duhet te shfaqim te gjitha mjetet e profesionit”.

Ne kemi nevoje qe te mbajme topin, te menaxhojme sa me shume dhe tja servirim atij qe realizon gola… Eshte e sakte, qe jeni te gjithe kurioze te shikoni disa nga lojtaret sebashku por kam shume lojtare te mire dhe duhet te arrije kete per te kapur kete nivel. Ka disa ekuilibra qe duhen respektuar”.

KUALIFIKIMI“Kualifikimi qe nga neser? Mund te behen hapa perpara por jane edhe te tjeret. Eshte e nevojshme qe te jesh i bindur se mund te luash deri ne fund. Kjo bindje, ky zemerim, kjo vuajtje e tifozeve tane qe kane kaluar ne te gjithe keto vite. Duhet ti marrim me vete keto gjera dhe ti sjellim ne fushe, duke kerkuar qe te shprehim futbollin tone, qe eshte nje kualiteti te mire”.

RASTE“Po, ky eshte nje rast i madh dhe do te shfaqim te gjithe njohurite qe kemi per te arritur ta shfrytezojme. Une jam i bindur se do te jene te gatshem, kalohet ne situata, nga loja, nga te shikosh pertej asaj qe shikoj”.

“Nese e arrij atehere eshte e mundur te shkojme dhe te luajme me shancet. Nese ecim mbrapa ne ate qe ndodhi ose ate qe pame do te gjendesh mbrapa”.

BORJA VALERO DHE VECINO – “Ne ate sektor te fushes nuk kemi shume ne dispozicion per ate qe jane zgjedhjet qe kemi bere dhe ne baze te atyre qe kemi lene mbrapa, nuk mund te zevendesohen te gjithe, dikush ka nevoje qe te luaje”.

“Ne ndonje rol mund te aktivizohen zgjidhje te ndryshme, sic kam bere ne te kaluaren, por mendoj se Skriniar mund te luaje ne ate rol. Kemi Candreva-n, Politano-n dhe lojtare te krahut qe mund te luajne ne qender te fushes, zgjidhje kemi dhe jemi mjaftueshem te qete. Eshte mese e qarte qe kur ke shume gjera per te vene dore fillon dhe behet e veshtire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.