Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Spalletti ndaj Tottenham ka besim te verber tek 4 lojtare: ja emrat dhe strategjia e teknikut

Inter, Spalletti ndaj Tottenham ka besim te verber tek 4 lojtare: ja emrat dhe strategjia e teknikut
Ardis
  • On 26/11/2018, 20:10

Mbas fitores bindese kunder Frosinone-s, Inter-i pergatitet per nje ndeshje akoma me te veshtire. Te merkuren, ne Wembley kunder Tottenham do jete nje ndeshje decizive per kalimin e grupeve te Champions League.

Zikalterve do ti mjaftonte nje barazim per te arkivuar kualifikimin, por Spurs-at po kalojne nje moment te mire. Anglezet kane mposhtur te shtunen Chelsea-n e Sarri-t dhe duan qe te luajne deri ne fund per kualifikimin. Inter-i duhet te provoje qe ti kundervihet Tottenham-it duke mbajtur topin.

“Inter-i ne kampionat arrin te menaxhoje lojen, mesatarisht 55.9% te kontrollit te topit, vetem Juventus-i ka statistika me te larta. Ne Europe niveli eshte me i larte dhe Spalletti nuk arrin te perserise te njejten ‘simfoni’: Inter-i ne 45%, e rasteve eshte dominuar sesa ka dominuar”.

“Kunder skuadres se peste ne te gjithe Champions League persa i perket numrave te finalizimit, dhe kunder nje qendersulmuesi qe gjuan me pak – ne te gjithe turneun – se Dzeko dhe Neymar, objektivi taktik do te jete, qe te ulin ritmin, dhe ne kete menyre te kontrollojne topin sa me shume te jete e mundur”.

“Dhe atehere ky mision nuk mund ti besohet tjeter kujt pervec se Marcelo Brozovic, mesfushori i tete per pasimet e kompletuara, i dyti (mbas Vecino-s) per kilometrat e bera. nese gjendesh ne dyshim, pasojani atij, nuk gabon. Dhe si perfundim nuk ka gabuar as Tottenham, qe ne te shkuaren ka shprehur interes per Marcelo-n” – lexohet ne Gazzetta dello Sport.

PERISIC – “Ivan Perisic-it do ti duket pak, sikur po luan ne shtepi, sepse eshte e vertete qe ne Wembley ka luajtur javen e kaluar me Kroaci-ne. Dhe me kombetaren e tij, ne Boterorin e fundit, eshte perballur me Danimarken e Eriksen ne cerekfinale, Angline e Trippier ne gjysemfinale dhe Francen e Lloris ne finale”.

“Ja pra: mund te mos realizoje gol, Spalletti i kerkon Ivan-it te kthehet per nje nate il Terribile per kundershtaret, te tregoje ritmin europian per te cilin trajneri u terhoq kur kroati ishte ne nje situate ku mund te shitej”.

“Edhe pse deri ne ato momente kroati nuk kishte konkurrence te madhe: vlera e performances se Keita kunder Frosinone-s eshte edhe kjo, te stimuloje Perisic drejt nje vazhdimesie te rendimentit qe nuk e ka bere me pare, ndryshe nuk eshte ndonje gje e veshtire per te bere zevendesime ne ate zone te repartit”, vazhdon gazeta.

ICARDI – “Bomberi i Inter-it ka pushuar ne ndeshjen kunder Frosinone-s dhe mund te jape me te miren ne Champions, kompeticion qe tashme e ka kurorezuar ne nivel nderkombetar. Ne fund te fundit Icardi ne kete sezon po kenaqet duke shijuar emocione te reja”.

“Ne fillim Champions League, Argjentina me pas: duket nje rritje e vazhdueshme qe nuk parashikon ndalesa te papritura. Ne fund, nese Spalletti, sebashku me drejtuesit, i kane ndertuar nje skuader rreth tij, nje motiv te vlefshem duhet ta kete pasur”, thekson Gazzetta dello Sport.

ASAMOAH – “Per konfirmim kerkoi Asamoah, celesat e lojes nga krahet qe duhen per te arritur tek Icardi. Dhe gjithashtu celesin anglez – me e drejte te themi keshtu, perpara ndeshjes ne Wembley – qe Allegri perdori per te frenuar Tottenham-in”.

“Ai po, qe di te perballoje ankthin e nje performance te nje ndeshjeje decizive. Misioni katert eshte nje veti e tij, te perballet dhe te imponohet edhe ne pozicionet e qendres kur zona e Brozovic do te jete e zene nga lojtare te Tottenham”.

“Dalbert eshte jashte perdorimit, Vrsaljko eshte me shume jashte sesa ne brendesi, dhe atehere lojtaret e vetem qe i duhet te vrapojne jane D’Ambrosio dhe Asamoah. Per me teper qe nuk eshte momenti me i mire te qendrosh mbrapa perballe Tottenham. Por per kalendarin nuk ke zgjedhje. Nese eshte e mundur shfrytezohet. Dhe Wembley eshte nje rast per tu shfrytezuar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.