Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,090 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Spalletti po mendon te ndryshoje? Ja moduli i ri qe pritet te perdore tekniku zikalter!

Inter, Spalletti po mendon te ndryshoje? Ja moduli i ri qe pritet te perdore tekniku zikalter!
Inter Club Staff

Kur te gjithe prisnin nje Inter gati per te luftuar dhe gati per te treguar dhembet, ne Reggio Emilia te gjithe pane nje skuader te fikur dhe pa ide per 90 minuta me radhe. 

Ne Mapei Stadiom perpara 5000 tifozeve te Interit, grupi i Spallettit tregoi me te vertete pak.

Ne fakt le te themi qe tregoi te njejten loje si ne sezonin e kaluar kur nuk po ecte asgje. Nje loje qe ne nje vit si ky ne Champions nuk duhet pare me.

Tekniku hodhi ne fushen e lojes nje 4-2-3-1 pak ekzaltues me Brozovic jashte gjendjes se tij optimale dhe Asamoah qe ishte spostuar si sulmues krahu per nje pjese loje. Por Interit nga ai krah i mungoi saktesia e nje lojtari si Dalbert i cili deshtoi pothuajse cdo gje qe beri. Por e gjiteh skuadra gaboi ne pergjithesi shume sa keto gabime u pane edhe nga lojtare te nivelit te Mirandes.

Duke u rikthyer tek mesfusha, eshte e dukshme qe dje manovra kishte mangesi te thella te kualitetit dhe gjeometrise.

Borja Valero me Vecinon do te kishte dhene me shume vizion per Interin dje. Prandaj kane qene te shumte ata qe kane dashur nje mesfushor te blere ne ate pozicion sepse Interit i mungon nje lojtar qe te hape lojen shpejt dhe te jete i rrjedhshem ne ato qe ben.

Pastaj per tu deshifruar ishte edhe paraqitja e Lautaro Martinez. Per te ishte nje humbje e hidhur sepse u pa ne veshtiresi menjehere pa rene ne dukje pothuajse fare. Mire se vjen ne Serie A, Lautaro. Ish-lojtari i Racing me siguri ka vuajtur pak edhe rolin pas shpines se Icardit, nje pozicion qe e gjen shpesh here me shpine nga porta.

Por sipas lajmeve ne keto minuta duket se Spalletti po mendon per nje ndryshim ne modul: 4-3-3 ose nje 4-4-2 dhe nje alternim ne zonen e kundershtarit duke u pershtatur.

Kjo levizje do te ishte nje levizje qe do te sillte shume paparashikueshmeri ne sulmin e Interit dhe te mos harrojme qe Perisic dje Ketia Balde dje ishin me mire se shoket e skuadres kur u futen ne loje, ndryshe nga Poltano qe u duk pak i ngrire.

Interi duhet pare mire me Torinon nese do te kete mesuar nga gabimet, por tek ajo ndeshje do te shihet me te vertete shume se sa vlen kjo skuader.

Nese Spalletti do te ndryshoje ne kete ndeshje, atehere nuk do te ishte me nje 4-2-3-1 por nje 4-4-2 me Brozovic dhe Gagliardini ne mesfushe dhe Perisic me Politano ose Keita ne krahet e mesfushes kurse ne sulm do te luante Lautaro dhe Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.