Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

527 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Spalletti si nje “shkencëtar”: ja te gjitha detajet e kuruara nga ai dje ndaj Lazios!

Inter, Spalletti si nje “shkencëtar”: ja te gjitha detajet e kuruara nga ai dje ndaj Lazios!
Ardis
  • On 30/10/2018, 18:00

Trajneri zikalter ka treguar se eshte i vemendshem ndaj cdo detaji sado i vogel.

Zgjedhje te menduara mire, zgjedhje shkencore. Luciano Spalletti edhe ne formacionin qe luajti dje, ka treguar se eshte shume i dhene dhe i kujdesshem ndaj kurimit te detajeve.

Kur shume persona kane lexuar formacionin e Inter-it, kane pyetur veten per disa zgjedhje te caktuara (eshte Joao Mario titullar dhe De Vrij ne pankine). por mesa duket trajneri zikalter kishte parashikuar gjithcka, keshtu ka shkruar Libero:

“… Simone Inzaghi, ne ndeshjen play-off per Champions League te 20 majit te shkuar kunder Inter-it vendosi te injoroje kete komponent duke e futur titullar ne mbrojtje Stefan De Vrij, i cili kishte arritur nje marreveshje me Inter-in per tu transferuar dhe protagonist ne nderhyrjen e shemtuar ndaj Icardi-t qe i dha penalltine”.

“Sot De Vrij luan ne Champions League. Me Interi-n. Nuk ishte nje akt me vullnet te lire, nuk ishte asnje komplot, te jemi te qarte. Shume thjesht, pavaresisht se eshte hollandez nje mbrojtes madheshtor, ka treguar se vuan vecanerisht ne ceshtjet e zemres”.

“Ne kete menyre, Spalletti ne ndeshjen e kthimit ne Olimpico, e ka menduar mire qe te lere jashte listes se titullareve kunder ish skuadres se tij. Mund te jete nje rastesi, por Inter-i fitoi, duke dominuar Lazio-n mbi te gjitha persa i perket pjeses se karakterit, soliditetit dhe vendosmerise. Dhe mbas transfertes se Camp Nou, nuk ishte asgje e qarte”.

“Kjo skuader “shkencore” tashme rikthehet ne klasifikim, duke barazuar Napoli-n dhe ne vend te dyte, me 6 pike diference me vendin e pare, dhe duke rrezikuar seriozisht te rishkruaje hierarkine e Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.