
E FUNDIT NGA GAZZETTA – Ja formacioni anti-Atalanta i zgjedhur nga Inzaghi: “Gati dy ndryshime te rendesishme?”
Pasi Inter ka fituar Superkupen e Italise ndaj Juventusit ne minuten e 121, tashme eshte momenti per te menduar direkt per Serie A.
Nuk eshte se ka kohe per shume festime sepse zikalterit kane nje transferte teper te veshtire ne Bergamo ndaj Atalantes.
Nderkohe, Inzaghi po mendon dhe po vlereson se cfare ndryshimesh mund te beje sepse goxha lojtare kane luajtur per 120 minuta me radhe.
Keshtu, gjithmone sipas te perditshmes italiane, ai po mendon seriozisht per dy ndryshime ne formacion.
“Gjithcka ka te beje me krahun e djathte dhe me sulmin. Keshtu, Darmian pritet te luaje nga minuta e pare ne vendin e Dumfries.”
“Nderkohe, ne sulm, Sanchez mund te marre vendin e Edin Dzeko pas atij goli te shenuar diten e merkure ndaj Juves.”
“Per sa i perket pjeses tjeter te lojtareve, gjithcka e konfirmuar, ku edhe treshja e prapavijes nuk do te preket edhe pse De Vrij eshte pare pak i lodhur.”
“FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT ESHTE KY: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Sanchez.”