Inter, sulm i forte per nje objektiv te Ligue 1: pas tij edhe Juventusi me Napolin! Ai luan me skuadren e Toulouse…
Interi ka filluar te jete shume e kujdesshme per merkaton ne cdo moment te vitit dhe jo vetem gjate periudhes se veres apo janarit.
Duken te largeta ato kohe kur klubi zikalter gjendej e papregatitur ndaj emergjencave ne ndonje repart apo ku tenonte te bente dicka te deshperuar ne ditet e fundit te merkatos.
Jo me larg se veren e kaluar, Inter mbeti pa mbrojtes qendre zevendesues dhe kjo situate qartesisht ka shebyer si mesim per Ausilio & CO. qe kete vere qe kemi pak muaj qe e kemi lene pas e kishin planifikuar merkaton qe ne muajin mars dhe qershori e gjeti Interin me 4 blerje te reja ku 2 ishin me parameter zero.
Por le te rikthehemi tek aktualiteti dhe tek nje lajm qe vjen ne keto minuta nga Italia.
Nderkohe qe Ausilio dhe drejtuesit e tjere po tentojne qe te gjejne edhe ndonje sistemim per lojtare si Gabigol apo Joao Mario, ata po shikojne verdalle edhe per talente te rinj dhe per okazione merkatoje.
Ne oret e fundit madje sipas mediave italiane, interesi i Interit ka qene shume i larte per lojtarin e Toulouse, Jean-Clair Todibo.
Lojtari ka pashaporte franceze, eshte 18 vjec (i datelindjes 1999) dhe luan si qendermbrojtes.
Ai qe e ka dhene kete lajm perpara pak oresh ka qene eksperti i njohur i merkatos, Niccolò Ceccarini i cili ka lajmeruar gjithashtu se pervec Interit ka edhe skuadra te tjera pas lojtarit si Napoli dhe Juventusi me keta te fundit me te interesuar.
Interi pas Karamoh deshiron qe te peshkoje nje tjeter talent ne Ligue 1. Shume shpejt pritet qe drejtuesit zikalter te fillojne kontaktet me skuadren e francezit per te pare nese do te hidhen dot bazat per nje transferim te suksesshem ne Milano.