Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Suning arrin nje marreveshje me lojtaret? “Ja cfare po ndodh: shume shpejt do te paguhen per…”

Inter, Suning arrin nje marreveshje me lojtaret? “Ja cfare po ndodh: shume shpejt do te paguhen per…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme ka ndodhur nje takim i jashtezakonshem i Bordit Drejtues te Interit: mesazhi i dale ka qene ai se pavarsisht veshtiresive ekonomike dhe mundesise qe Suning po kerkon partnere, klubi do te vazhdoje te respektoje marreveshje e marra me skuadren.

Kjo duke nisur qe nga pagat e vonuara, e qe do te paguhen normalisht ashtu si eshte rene dakord me pare.

Keshtu shkruan sot Corriere dello Sport, e cila tregon: “Ne pritje te asaj qe do te ndodhe ne tratativat per shitjen e aksioneve, Suning vazhdon perpara dhe do te respektoje detyrimet per sezonin 2020-2021.”

“Ky eshte mesazhi qe ka ardhur nga Kina dje, gjate keshillit te administrimit te dale ne pah ne nje video konference.”

RROGAT, ASNJE PROBLEM – “Skuadra do te marre brenda dates qe eshte rene dakord dhe ne baze te marreveshjes shteterore (brenda 16 shkurtit) rrogat e korrikut dhe gushtit, qe ishin shtyre per ne 2021 me nje marreveshje ndermjet Interit dhe lojtareve.”

“Nderkohe, rrogat e nentorit dhe dhjetorit, te cilat nuk jane paguar ende, do te jene objekt e nje marreveshje te re ndermjet Interit dhe lojtareve qe do te vije pas disa ditesh.”

“Ne kete marreveshje do te gjendet gjuha e perbashket qe ata te presin edhe disa jave per ato.”

“Skudra eshte treguar e gatshme qe ti jape me shume kohe klubit per te paguar rrogat duke e kuptuar mire situaten ekonomike te futbollit ne pergjithesi.”

NJE MARREVESHJE E RE – “Administratori i deleguar i Interit, Marotta, po flet me skuadren dhe po gjen nje marreveshje me ta per te paguar rrogat e prapambetura ne te ardhmen.”

“Interi nuk rrezikon asgje, edhe pse disa zera kane shkuar deri aty sa kane thene se Interi mund te penalizohet me heqje pikesh.”

“Keto zera tek Interi quhen si absurd dhe as nuk llogariten fare. Klubi vepron gjithmone ne bashkepunim me skuadren dhe nuk ndihet aspak e rrezikuar nga keto gjera.”

“Nderkohe, nga takimi i djeshem ka dale ne pah se te pakten deri ne prill stadiumet do te qendrojne te mbyllur dhe nuk do te kete asnje te ardhur nga stadiumi.”

“Keshtu, do duhet te gjendet likujditet per te shkuar perpara. Per kete, pritet te behen levizje te rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.