
Inter, Suning ka vene ne shenjester disa talente te rinj Italian. Bernardeschi, Perin, Berardi dhe…
Njezet e shtate milione euro te shpenzuara per Made in Italy: keshtu u paraqit Suning ne Serie A, duke vene ne pjate 22 milione per Candreva dhe 5 per Caprari, lojtari 23 vjecar qe po shkelqen tek Pescara ne pritje te kalimit tek Interi pas 10 muajsh.
Por Ausilio nuk eshte ndalur vetem tek keto dy tratativa: drejtori sportiv ka provuar qe te bleje edhe Verre (eshte gati te transferohet per rreth 5-6 milione ne Milano) si edhe Morosini (2-3 milione), por edhe per Berardi qe eshte bere nje tentative e forte per ta blere kete sezon, zikalterit do te rikthehen ne gare ne veren qe vjen koke me koke me Juventusin.
Ne Corso Vittorio Emanuele ll, e kane me sy mjaft te mire dhe Bernardaschin, qe sot per sot, eshte lojtari qe i pelqen me shume njerezve te merkatos se Thohir. Por pervec sulmit, ‘urdhri’ nga Suning ka qene i qarte: merkato te rinjsh dhe Italian dhe kjo vlen edhe per mbrojtjen, me sakte, duke u nisur nga portieri. Klubi zikalter shikon Mattia Perin si pasardhesin e Handanovic dhe kjo ide ne sezonin e ardhshem mund te konkretizohet.
Ne sfond jane edhe mbrotjesit e krahut si Conti i Atalantes dhe Vitturini i Pescaras. Ne mesfushe pelqehet Mazzitelli (Sassuolo) dhe Viviani: ky i fundit eshte i huazuar nga Verona tek Bologna, ku zikalterit kane shitur Bessan dhe kane mardhenie mjaft te mira.