Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

675 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Suning te sjell akoma te ardhura nga Kina: marreveshje sponsorisimi me gjigandin…

Inter, Suning te sjell akoma te ardhura nga Kina: marreveshje sponsorisimi me gjigandin…
Bujar Berishaj

Suning nuk e ka ndermend te ndalet ne rritjen e klubit zikalter sa i perket te ardhurave.

Shoqeria kineze ka sjellur shume sponsor nga Azia dhe konkretisht nga Kina duke rritur keshtu te ardhurat e klubit me sponsorisime te ndryshme.

Dhe duket se Zhang Jindong nuk e ka ndermend te ndalet. Kete e deshmon edhe marreveshja e re qe eshte arritur me nje tjeter kompani te madhe nga Kina dhe qe eshte ne detajet e fundit ne prag te zyrtarizimit.

Kompania qe do te lidh emrin me klubin zikalter tani do te jete kolosi i distilerive Kweichow Moutai Group, qe sipas listave te fundit nga Forbes ka nje vlere prej plote 142 miliarde dollare.

Kweichow Moutai Distillery Group Technological Development Co. eshte themeluar ne vitin 1992 dhe ka zyrat ne qytetin e Renhuai ne Kine.

Dhe pikerisht ne Kine, me 8 korrik, eshte publikuar nje dokument i kompanise kineze qe konfirmon sponsorimin me klubin zikalter.

Vlen per t’u permendur qe prej ardhjes se Suning ne krye te klubit, Interi ka pasur vazhdimisht rritje ne nivelin ekonomik por edhe ne fushe duke arritur kualifikimin ne Champions League pas disa vitesh mugese.

Keshtu kompania kineze e distilimit, Kweichow Moutai Group behet vetem nje nga shume sponsorat tjere qe kane ardhur ne klub ne kohet e fundit fale kinezeve te Suning.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.