Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

612 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, takim koke me koke dje ne Appiano ndermjet Inzaghi dhe Ausilios: “Tranjeri zikalter eshte siguruar per…”.

Inter, takim koke me koke dje ne Appiano ndermjet Inzaghi dhe Ausilios: “Tranjeri zikalter eshte siguruar per…”.
Inter Club Staff

Sa me shume kalojne ditet dhe aq me shume kampionati po afrohet por situata ne shtepine Inter nuk  ka ndryshuar.

Ne kete moment, eshte e pamundur te thuhet se do te evitohet 100% nje shitje e madhe kete vere nese nje oferte e pabesueshme vjen.

Por per Simone Inzaghi, dicka e tille nuk eshte gje e mire dhe diten e djeshme ka pasur nje takim me Piero Ausilio.

“Ata kane pasur nje takim qe ka zgjatur goxha minuta dhe tranjeri i Interit ka kerkuar siguri ne lidhje me ate qe pritet te ndodhe”.

“Simone eshte i shqetesuar ne rast se humbet ndonje lojtar pak perpara se kampionati te filloje me Zhang qe ndodhet ne Amerike”.

“Por Ausilio ka treguar se si jane gjerat duke thene se asnje lojtar nuk eshte ne shitje nen cmim dhe Inter nuk do te beje asnje shitje te sforcuar”.

“Ausilio nuk mund te siguroje 100% se sdo te kete largime, por ka siguruar Inzaghin se asnje lojtar aktualisht nuk eshte ne shitje. Dicka e tille mund te ndodhe vetem perpara ndonje oferte te parezistueshme qe eshte shume e veshtire te ndodhe ne gusht”.

“Por nder te tjera, Ausilio ka siguruar Inzaghin se pas dates 13 gusht nuk do te kete asnje shitje te rendesishme nga Inter. Fillimi i Serie A do te shenoje perfundimin e merkatos ne dalje per zikalterit. Nga ai moment cdo lojtar do te konsiderohet jashte merkatos dhe do te flitet perseri veren e ardhshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.